Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Të moshuarën e dhunuar fizikisht, Alo.rs dhe disa faqe e kanale në gjuhën serbe, pretendojnë ta paraqesin si të komunitetit serb

HIBRID

Video që shfaqi skena dhune ndaj një të moshuare nga infermieret e një azili për të moshuar në Pejë, është keqinterpretuar nga disa media në gjuhën serbe.

Mediumi online në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendon se e moshuara e dhunuar që paraqitet në video-materialin e publikuar e shpërndarë gjatë ditës së djeshme (2 nëntor) është e komunitetit serb.

Artikulli mbanë titullin “DHUNA NË SHPI TË MOSHUARVE Një infermiere shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një grua të moshuar serbe”

Ky medium, duke manipuluar me titull, pretendon që këtë video, t’i jep një konotacion ndër-etnik kësaj ngjarje.

Artikulli i publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/hronika/crna-hronika/688505/staracki-dom-hapsenje-nasilje/vest?fbclid=IwAR0L4zSDvh9Wvgk14l70TJFRPHDKNeuPrzRRtGg1UIyJN25CUdofVqw0yFk


Përpos në titull të artikullit dhe të videos së bashkangjitur, në përmbajtje nuk argumentohet pretendimi se e moshuara i përket përkatësisë etnike serbe.

Ky pretendim është shpërndarë edhe nëpër faqe të tjera të mediave sociale. Faqja e instagramit “Crna Gora Srpska Sparta” (Mali i Zi Sparta Serbe), e ka publikuar të njëjtën video me të njëjtin pretendim – se e moshuara në video është serbe dhe po rrahet nga infermieret shqiptare. (shih këtu)


Këto pretendime janë të rreme dhe të manipuluara. E moshuara e dhunuar fizikisht nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve ne Pejë, është e banore e Kosovës, e komunitetit shqiptar. Në raportimet e djeshme të mediave kosovare, shihet se si e moshuara me mbiemrin Nura, u zhvendos në shtëpinë e vajzës së saj.


Analiza:

“Alo.rs” dhe disa kanale në gjuhën serbe në mediat sociale, kanë keqpërdorur fatkeqësinë e paraqitur në përmbajtjen e videos, duke pretenduar rrejshëm se e moshuara e dhunuar fizikisht është një grua serbe.

Këtë pretendim e kanë bërë përmes titullit dhe përshkrimit të video-incizimit.

Nga faktet e trajtuara, hibrid.info i vlerëson këto pretendime si “manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Manipulim i fakteve

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere