Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Pagat janë rritur në Zvicër, jo në Kosovë.

Publikohet një imazh që ka mbishkrimin “Rritën pagat, përfitojnë këta qytetarë nga Kosova”.

Kjo përmbajtje është publikuar të martën (21 prill) në Facebook në faqen e mediumit “Kosovapost.net” dhe në faqen me emrin “Post Lajmee”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Në këtë përmbajtje nuk sqarohet se ata që do të përfitojnë nga kjo rritje e pagës, janë qytetarët nga Kosova, të cilët jetojnë në Zvicër.

Pra, siç vërehet nga përmbajtjet e publikuara, në imazhin e postuar nga “Kosovapost.net” paraqitet Hotel Grand në Prishtinë, ndërsa imazhi i “Post Lajmee” shfaq një kartëmonedhë të valutës Euro, e cila është valutë zyrtare edhe në Kosovë.


Postimeve u janë bashkangjitur vegëza, të cilat pas klikimit shfaqin artikujt me titull identik “Rritën pagat, përfitojnë këta qytetarë nga Kosova” (shih këtu dhe këtu).

Përveç titullit, edhe përmbajtja e artikujve është e njëjtë. Teksti fillon me fjalinë: “Pagat në Zvicër kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke bërë që një pjesë më e madhe e të ardhurave të mbetet në dispozicion të qytetarëve.

Në vijim thuhet: “Sipas të dhënave të Federal Statistical Office (FSO), pagat nominale janë rritur mesatarisht me 1.8%, ndërsa pagat reale me 1.6%, nga kjo përfitojnë edhe qytetarët nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Këtu sqarohet se përfitues janë edhe emigrantët kosovarë në Zvicër, ndërsa burimi i informacionit është raportimi i mediumit albinfo.ch, që vepron në diasporë.

Pra, nga kjo kuptohet se vendndodhja dhe konteksti i ngjarjes nuk bëhen të qarta në titull, imazh apo mbishkrim. Ato sqarohen vetëm pas hapjes së vegëzës dhe leximit të artikullit të plotë.

Publikimi i kësaj përmbajtjeje në këtë formë mund të sjellë keqinterpretim, pasi përmes titullit dhe imazheve krijohet përshtypja se rritja e pagave lidhet me qytetarët në Kosovë, ndërkohë që në realitet bëhet fjalë për zhvillime në Zvicër që prekin vetëm një pjesë të qytetarëve nga Kosova që jetojnë atje.

Imazhi i përmbajtjes së artikullit:

Hibrid.info gjeti artikullin origjinal të publikuar të martën (21 prill) në uebfaqen e “albinfo.ch”, me titullin “Zvicër: Rriten pagat dhe fuqia blerëse për të dytin vit radhazi” (shih këtu).

Raportimi i “albinfo.ch” është bazuar në të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave apo në anglisht Federal Statistical Office (FSO), institucion që publikon statistika në Zvicër (shih këtu).

Analiza:

Është publikuar një përmbajtje në rrjetet sociale me mbishkrimin “Rritën pagat, përfitojnë këta qytetarë nga Kosova”, e shoqëruar me imazhe dhe vegëza që çojnë në artikuj me të njëjtin titull.

Megjithatë, nga verifikimi rezulton se përmbajtja është e paqartë dhe çorientuese. Titulli, mbishkrimi dhe imazhet nuk e sqarojnë se rritja e pagave i referohet Zvicrës dhe emigrantëve kosovarë atje. Ky kontekst bëhet i qartë vetëm pas klikimit të vegëzës dhe leximit të artikullit.

Po ashtu, artikulli burimor nga albinfo.ch konfirmon se të dhënat vijnë nga Federal Statistical Office dhe lidhen me rritjen e pagave në Zvicër, jo me Kosovën.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere