Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (29 mars) ka publikuar një artikull me titull, “Për dy vajzat e zhdukura shteti kërkon ngritjen e komisionit hetimor”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk e bënë të qartë për cilin shtet bëhet fjalë.

Lajmi sqarohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Dhoma e ulët e parlamentit italian, njëzëri, me 245 vota, ka miratuar formimin e një komisioni parlamentar për të hetuar fatet e dy vajzave të zhdukura 40 vjet më pare”.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka ndodhur në shtetin tonë, Kosovë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Dhoma e ulët e parlamentit italian, njëzëri, me 245 vota, ka miratuar formimin e një komisioni parlamentar për të hetuar fatet e dy vajzave të zhdukura 40 vjet më parë.

 Sipas transmetuesit publik ANSA, vendimi i dhomës së deputetëve tani duhet të miratohet nga Senati.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/669567/per-dy-vajzat-e-zhd-ukura-shteti-kerkon-ngritjen-e-komisionit-hetimor/?fbclid=IwAR17TPCo–8MhletjbqeaIknBhESRAxbTpmE3T_B-bHnz9BOIELguW6lzPE


Se lajmi nuk ka të bëjë me ngjarje të ndodhur në vendin tonë, e tregon edhe ky artikull i publikuar në median italiane “Ansa”, të cilës edhe vet portali “Kosova-sot.info”, i referohet në artikull. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që tregon për ngritjen e një komisioni hetimor për dy vajza të zhdukura para 40 vitesh, në Itali.

Duke e ditur se mediumi në fjalë është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës së tij, janë shqipfolës nga Kosova, titulli i vendosur në artikull, lë të nënkuptohet se në lajm bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në vendin tonë.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere