Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se Bekim Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

HIBRID

Portalet informative me përmbajtje në gjuhën shqipe “arbresh.info” dhe “infosot.com” kanë publikuar dje (14 mars) një artikull me titull “LDK humb shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bekim Kupina zgjidhet kryesues”.

Por, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi që kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës nuk është zgjedhur Bekim Kupina, por ish-asamblisti i LDK- së Fehmi Kupina.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “arbresh.info” dhe “infosot.com”:

https://ghostarchive.org/archive/9JIeg

https://ghostarchive.org/archive/qNGBz


Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka gjetur deklaratën e Fehmi Kupinës e publikuar dje (14 mars) në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku jep informacionin se është ri-zgjedhur si kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. (shih këtu)

Pjesë nga deklarata e Fehmi Kupinës:

“Më lejoni t’ ju falënderoj secilin nga ju, për besimin e dhënë, me ç’ rast më ri-zgjodhët për të dytën herë brenda të njëjtit mandat si kryesues i Kuvendit të Kryeqytetit – Prishtinës. Me të vërtetë, sot ndihem me fat dhe krenar, qoftë si politikan apo si individit, sepse për mua nuk ka nderë e vlerësim më të lartë që mund të më bëhet, se sa vlerësimi i qytetarëve te Prishtinës në radhë të parë, të cilët përmes votës së tyre më renditën ne krye të listës së përfaqësuesve të tyre, dhe në radhë të dytë vlerësimin tuaj anëtarë të këtij kuvendi, sepse edhe këtë herë dhe gjithmonë, kur interesi i Prishtinës bëhet interes i yni i përbashkët, ndërsa nuk vien në shprehje interesat politik e partiak, përfitimet apo kalkulimet individuale, të propozohem dhe zgjidhem kryesues i këtij kuvendi nga ana juaj.”


Ndërsa, për të vërtetuar edhe më tej faktin se pretendimi i këtyre portaleve për zgjedhjen e Bekim Kupinës si kryesues i Kuvendit është gabim, hibrid.info ka gjetur profilin e tij në Facebook ku tregohet se ai është Këshilltar për Media në Presidencën e Republikës së Kosovës dhe nuk ka asnjë të dhënë që ai ka marrë pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale informative kanë raportuar gabimisht se Bekim Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinë pas votimit të mbajtur dje (14 mars) në një seancë të jashtëzakonshme.

Gjatë kërkimeve, hibrid.info ka gjetur se në fakt kryesues është zgjedhur Fehmi Kupina, derisa Bekim Kupina mban një post krejt ndryshe si këshilltar për media në Presidencën e Kosovës.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këta artikuj i cilëson si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere