Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se “Wagner” ka ofruar 15 milionë dollarë për vrasjen e Kurtit

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok “lumjanana009” ka publikuar dje (21 mars) një video-material të shkurtër (6 sekonda) me imazhe të grupit mercenar rus “Wagner” dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me mbishkrimin “15 MILIONE DOLLARESH PER VRASJEN E KURTIT”.

Këtij video-materiali i është bashkangjitur edhe një zë (audio) që thotë “grupi mercenar rus Wagner ka vendosur nje shperblim prej 15 milione dollarësh”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se zëri (audio) është marr nga një kronikë e përgatitur nga mediumi shqiptar “TopChannel”.

Në këtë video-material të publikuar nga ky medium bëhet e ditur se grupi mercenar rus “Wagner” kishte vendosur shpërblim prej 15 milionë dollarësh për vrasjen e ministrit italian të mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili fajësoi ushtrinë private për valën e emigracionit në Itali.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009”:

https://www.tiktok.com/@lumjanana009/video/7213022290601053446

Ky video-material i publikuar në TikTok deri në përgatitjen e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë afër 40 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin autentik të publikuar në Youtube nga kanali zyrtar i televizionit “TopChannel”, ku qartësohet se Wagner ka vënë këtë shpërblim për vrasjen e ministrit italian të mbrojtjes. (shih këtu)


Pra, llogaria në TikTok ka ndërhyrë në këtë audio, duke e prerë informacionin që e bënë të qartë se lajmi ka të bëjë me ministrin italian të mbrojtjes, duke i vënë fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009” është i montuar.

Autori ka prerë nga audio materialin, duke e larguar informacionin që e bënë të qartë se ky lajm ka të bëjë me ministrin e mbrojtjes në Itali, ndërsa ka vënë imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Gjithashtu, këtij video-materiali i është vënë edhe mbishkrimi “15 MILIONE DOLLARESH PER VRASJEN E KURTIT”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin në këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere