Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e burrit me 5 fëmijë nuk paraqet pamje nga Gaza, është gjeneruar me inteligjencë artificiale

FESTIM RIZANAJ

Disa llogari në Facebook kanë publikuar një fotografi më 26 tetor, ku shihet një burrë me pesë fëmijë mes gërmadhash.

Nëpërmjet kësaj fotografie u pretendua se ajo paraqet një baba që shpëton 5 fëmijët mes gërmadhash në Gaza.

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se imazhi tregon shenja të inteligjencës artificiale dhe nuk është publikuar nga organizatat e lajmeve me fotografë në rajon.


Vegëzat e fotografisë së publikuar nga llogari në Facebook:

https://www.facebook.com/ibsen.elezi/posts/pfbid0V1kLGT93BJGxu5NXLdhYBm1vfMgzJdyUDqDuebr9KrXWHdjfBNmmxxpyLSitHgQ6l

https://www.facebook.com/PrelPopajFaqjaZyrtare/posts/pfbid02NLVFNZx3kKCAdeFdeZpC9FkHHPtfyfxnfEYn3cs5T1XVwfGW6bmJ9e8SfaW2L7MLl

https://www.facebook.com/kopshtemelumturi/posts/pfbid02tjaMNSPdM5Egh2hGHe4QWoJ5rNiVhRbWtcP5P3KxyaPJ4NBH5sSzWD9SdL5xQnekl 


Pasi të analizohet fotografia nga afër vërehen deformime në krahët dhe këmbët e fëmijëve, si dhe pamja vizuale është larg mprehtësisë reale fotografike.

Nga kontrollimi i fakteve nga AFP nënvizohet parregullsitë në duar dhe këmbë në imazhin e mëposhtëm. “Gjymtyrët dhe veshja në imazh duket se nuk janë konsistente. Për shembull, fëmija në shpatullën e djathtë të burrit vesh një këmishë që duket se përzihet me mëngën e burrit. Krahu i burrit është i pozicionuar aty ku do të prisnit të shihnit këmbën e fëmijës Gishtat e këmbëve të zbathura të paraqitura në imazh gjithashtu nuk janë të përcaktuara qartë”.  (këtu)

AFP


Hibrid.info ka analizuar fotografinë me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale. Pas analizës së kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit Hive Motivation rezulton që imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale. (këtu)

Edhe pas kërkimit të kundërt të imazhit në disa motor kërkimi, nuk është gjetur ndonjë rezultat që përputhej me imazhet e publikuara nga mediat që mbulojnë konfliktin.


Analiza:

Nëpërmjet një fotografie ku shihet një burrë që mban 5 fëmijë nëpër rrënoja pretendohet se paraqet një baba që shpëton fëmijët e tij mbi gërmadhat në Gaza.

Pas analizimit të fotografisë nga afër vërehen deformime të caktuara që sugjerojnë që imazhi është krijuar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere