Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

LDK nuk i ka bërë VV-së ofertë për koalicion

HIBRID

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Vjen oferta nga LDK-ja për koalicion me VV-në: Lutfi Haziri president, Vjosa Osmani në këtë post”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që titulli i artikullit nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në tekst është vetëm një propozim nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Adnan Merovci.

Oferta për propozim rreth një koalicioni të mundshëm duhet të jetë nga kryesia e partisë, e cila është kompetente për këtë çështje.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “botasot.info”:

 Vjen oferta nga LDK-ja për koalicion me VV-në: Lutfi Haziri president, Vjosa Osmani në këtë post

Ndonëse kishin gjuhë të ashpër në fushatë ndaj Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës është zbutur pas rezultateve të zgjedhjeve. Zyrtari i saj, Adnan Merovci, në një postim në Facebook ka propozuar një ofertë për VV-në, për koalicion me ta. Ai këtë ofertë e quan “Vaksina shpëtuese e Kosovës”. Sipas tij, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti, kryetar Kuvendi Glauk Konjufca, president Lutfi Haziri, ndërsa Vjosa Osmani të bëhet kryetare e LDK-së dhe ministre e jashtme.

Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1525949/vjen-oferta-nga-ldk-ja-per-koalicion-me-vv-ne-lutfi-haziri-president-vjosa-osmani-ne-kete-post/?fbclid=IwAR3xcnsj0D-2j-1MEz9rK7SmlyesHKeghznNrWo4yPTL3ufgduS4ikCCGt4


Merovci ka dhënë një propozim se kush duhet të udhëheq institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të bëjnë një koalicion qeveritar.

Statusi i Adnan Merovcit në Facebook:

https://www.facebook.com/adnan.merovci/posts/3922408067802647


Analiza:

Botasot.info ka përdorur një status të Adnan Merovcit rreth idesë së tij për një koalicion të mundshëm në mes LDK-së dhe VV-së.

Këtij shkrimi i ka vendosur titull të sajuar, duke lënë të kuptohet se ka ardhur ofertë zyrtare nga LDK për një koalicion me VV-në. Siç mund të vërehet nga kontrolli i fakteve, oferta për koalicion nuk është bërë nga organet udhëheqëse të LDK-së sikurse kryesia e partisë, ashtu siç do të duhej të bëhej, por është shpalosur vetëm si ide ose propozim nga kandidati i saj për deputet.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që artikulli i publikuar nga portali “botasot.info” vlerësohet si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere