Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja të Ushtrisë Amerikane

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Njoftimi nuk u bë nga llogaria zyrtare e Ushtrisë Amerikane, si dhe nuk ka konfirmim zyrtar për vdekjen e Khameneit.

Disa media online në gjuhën shqipe kanë raportuar të mërkurën (8 prill) se Lideri i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka vdekur.

Mediat që raportuan për këtë ngjarje janë “Veriu.info”, “JavaNews.al” dhe “Periskopi.com”. Kjo e fundit pretendimin e ka bërë vetëm në faqen zyrtare në Facebook “Periskopi“.

Të njëjtat përdorën si burim një llogari në X, që pretenduan se i takon Ushtrisë Amerikane.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim nuk është i saktë.


Në artikujt e publikuar nga “JavaNews.al” dhe “Veriu.info”, gjendet edhe vegëza e njoftimit nga një llogari në median sociale X e quajtur “America Millitary”.

Pas verifikimit, u vërtetua se kjo nuk është llogaria zyrtare e Ushtrisë Amerikane.

Te biografia e kësaj llogarie shkruan: “Azhurnime mbi konfliktet dhe luftërat globale, Lajmet e fundit, Analiza gjeopolitike, Faqe komentuese, Na ndiqni për azhurnime ditore”. Kjo llogari rezulton të jetë me bazë në Azinë Jugore. (shih këtu)

Pretendimi i kësaj llogarie, të cilës i janë referuar mediat në gjuhën shqipe, u bë më 4 prill.

Dyshimet se kjo llogari nuk është zyrtare nisin që në emrin e saj, pasi fjala “ushtri” në gjuhën angleze është “MiLitary”, e jo “MiLLitary”.

Pastaj, emri i Liderit Suprem iranian është i shkruar gabim, nga “Mojtaba” në “Mujtaba”. Gjithashtu, edhe mbiemri i tij është shkruar me shkronjë të vogël (khamenei). Një element tjetër është se fjala të cilës mediat në gjuhën shqipe i janë referuar si “ndërrim jete”, në postim është e shkruar “dea…”, e pasuar me “View more” (Shih më shumë), por që kjo frazë nuk është e klikueshme dhe nuk ofron informacion të mëtejmë. Për informacion, fjala “ndërrim jete” në anglisht shkruhet “dead”.


Llogaria zyrtare e ushtrisë amerikane në X është kjo “U.S. Army”.


Të dhënat e fundit mbi gjendjen shëndetësore të Mojtaba Khameneit: Mediumi britanik “The Times”, me datë 6 prill ka raportuar se Khamenei është pa ndjenja dhe po merr trajtim mjekësor në qytetin iranian, Qom.


Analiza:

Pretendimi nga disa media në gjuhën shqipe për vdekjen e Liderit Suprem iranian, Mojtaba Khamenei, duke iu referuar një llogarie gjoja zyrtare të Ushtrisë Amerikane, është i pakonfirmuar dhe nuk mbështetet nga burime zyrtare.

Informacioni që ka qarkulluar bazohet në një llogari në X që nuk është zyrtare e Ushtrisë Amerikane, siç pretendohet dhe përmban të dhëna të dyshimta, përfshirë gabime gjuhësore.

Verifikimi tregon se nuk ka njoftim zyrtar për vdekjen e Khameneit, ndërsa raportime të tjera flasin vetëm për një gjendje të rënduar shëndetësore dhe trajtim mjekësor të tij.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si të “Paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere