Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026

HIBRID

Ky raport monitorues për muajin mars 2026 paraqet një pasqyrë të keqinformimit bazuar në të dhënat e platformës hibrid.info, ku janë identifikuar gjithsej 35 raste, prej të cilave 94% në gjuhën shqipe. Format më të shpeshta përfshijnë lajme të rreme, mashtrime, dezinformata dhe përmbajtje të paverifikuara, ndërsa tematikisht dominojnë zhvillimet gjeopolitike si lufta SHBA/Izrael–Iran dhe narrativat politike vendore. Keqinformimi është përqendruar kryesisht në fushat e politikës dhe sigurisë, ndërsa shpërndarja ndodh kryesisht përmes mediave sociale, me dominim të theksuar të Facebook-ut.

Raporti evidenton gjithashtu përdorimin e institucioneve dhe figurave publike në narrativa të pasakta, ku Albin Kurti rezulton figura më e përmendur, i ndjekur nga një gamë e gjerë aktorësh vendorë dhe ndërkombëtarë. Raste të izoluara janë identifikuar edhe në gjuhën serbe dhe angleze, kryesisht të lidhura me sigurinë dhe sportin, të cilat shfrytëzojnë materiale të pavërteta ose të vjetra për të ndërtuar narrativa të rreme.

Në të njëjtën kohë, gjatë marsit është vërejtur edhe qarkullimi i narrativave serbe dhe ruse që synojnë rishkrimin e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, duke e paraqitur atë si agresion dhe duke mohuar krimet e dokumentuara në Kosovë. Këto narrativa bazohen në shtrembërim faktesh dhe propagandë, duke përfshirë pretendime të pabazuara për bashkëpunim me UÇK-në, trafikim organesh, si dhe interpretim të gabuar të ngjarjeve kyçe si Masakra e Reçakut dhe Rezoluta 1244.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere