Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të Listës Serbe

FESTIM RIZANAJ

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, thirrjet për pjesëmarrje në votime dhe mbështetje për Listën Serbe u artikuluan drejtpërdrejt nga zyrtarët më të lartë të Serbisë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të votojnë për Listën Serbe (Srpska Lista), duke e pozicionuar atë si përfaqësuesen legjitime të komunitetit serb në Kosovë.

Në të njëjtën linjë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, gjatë një takimi me persona të zhvendosur në Nish, u bëri thirrje të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Serbe. Ai deklaroi se “Vetëm fitorja e Listës Serbe është garanci për ruajtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë e Metohi”, duke e paraqitur partinë si mekanizmin e vetëm për mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë. Në të njëjtën kohë, ai sulmoi kundërshtarin politik serb, Nenad Rashiq, duke thënë se ai “qëndroi nën flamurin e Albin Kurtit dhe politikës së tij të Shqipërisë së Madhe” dhe se ndodhet në institucione vetëm për të ndihmuar “politikën antiserbe të Albin Kurtit dhe regjimit në Prishtinë”.

Petkoviq gjithashtu e paraqiti garën zgjedhore si një zgjedhje mes dy kampeve politike, duke deklaruar: “Nga njëra anë kemi Listën Serbe, e cila mbështetet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe shteti i Serbisë, dhe nga ana tjetër kemi Nenad Rashiqin, i cili mbështetet nga Albin Kurti dhe Prishtina”. Për më tepër, ai u bëri thirrje personave të zhvendosur të organizohen për të udhëtuar drejt Kosovës dhe të votojnë, duke argumentuar se pjesëmarrja e tyre është “me rëndësi thelbësore që të gjithë serbët në Kosovë e Metohi, si dhe personat e zhvendosur brenda vendit, të votojnë për Listën Serbe”.

Mesazhe të ngjashme u artikuluan edhe nga komisionerja serbe për refugjatët dhe personat e zhvendosur, Natasha Stanisavljeviq, e cila deklaroi se “terrori i regjimit Kurti kundër popullit serb po intensifikohet gjithnjë e më shumë” dhe se për këtë arsye serbët duhet të jenë të bashkuar dhe të votojnë për të siguruar të gjitha mandatet e rezervuara për komunitetin serb. Ndërkaq, kryetari i Nishit, Dragoslav Pavloviq, argumentoi se vota për Listën Serbe është e nevojshme për të parandaluar miratimin e ligjeve që, sipas tij, janë “në interesin e tyre dhe në një interes antiserb”.

Në këtë mënyrë, thirrjet zgjedhore nuk u kufizuan vetëm në nxitjen e pjesëmarrjes në votime, por u ndërtuan mbi narrativa që e paraqesin Listën Serbe si mbrojtësen e vetme të interesave kombëtare serbe, ndërsa institucionet e Kosovës dhe kundërshtarët politikë serbë si kërcënim për komunitetin serb në Kosovë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere