Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Videoja në fjalë nuk është autentike pasi ajo është e gjeneruara me inteligjencë artificiale (IA).

Publikohet një video-material ku paraqitet një qytetare duke shprehur qëndrimin e saj për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë.

videon e publikuar të enjten (4 qershor) në TikTok nga llogaria me emrin “viralshqip4”, shihet një qytetare duke dhënë një prononcim për një medium në një ambient që ngjan me aeroport. Nga përmbajtja e videos nënkuptohet se bëhet fjalë për një person që ka udhëtuar nga jashtë vendit drejt Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Ajo në përmbajtje dëgjohet duke shprehur mbështetje gjithashtu për Albin Kurtin, kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeministër.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Videoja në fjalë nuk është autentike pasi ajo është e gjeneruara me inteligjencë artificiale (IA).

Deri në shkrimin e këtij artikulli, videoja në fjalë ka marrë mbi 73 mijë shikime, mbi 1 mijë e 600 pëlqime, 129 komente dhe mbi 600 shpërndarje.


Pas dyshimeve mbi autienticitetin e përmbajtjes, për verifikimin e përmbajtjes, hibrid.info ka përdorur platformën për identifikimin e përmbajtjeve të gjeneruara me IA, “Hive Moderation”.

Analiza e kryer nga kjo platformë ka treguar se kjo ka probabilitet të lartë të jetë krijuar nga kjo teknologji.

Përmbajtje të ngjashme të krijuara me IA janë publikuar dhe trajtuar nga hibrid.info (shih këtu dhe këtu).

Analiza

Një video-material paraqet një qytetare duke folur për zgjedhjet e 7 qershorit.

Pas verifikimit përmes platformës “Hive Moderation”, hibrid.info gjeti se përmbajtja nuk është reale, por e gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere