Të fundit | Radoiçiq nuk tha se Thaçi dhe Haradinaj i premtuan “kulla e qytete” Të fundit | Përdorimi i imazheve me IA për të paraqitur ngjarje reale dhe dilemat etike… Të fundit | Me anë të një balline gazete të gjeneruar nga IA, pretendohet rrejshëm se A… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish…
[ ARTIKULLI ]

Radoiçiq nuk tha se Thaçi dhe Haradinaj i premtuan “kulla e qytete”

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Artikull i vjetër (2019), titull i rremë; Radojçiq s’përmend premtime nga Thaçi e Haradinaj, e as nuk flet për Kurtin.

Përmes një postimi të publikuar në Facebook (28, 29 prill), pretendohet se Millan Radoiçiq të ketë deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i kanë premtuar atij kulla e qytete.

Ky pretendim u gjet i publikuar në faqet “Republika Online”, “Kosova Jonë” e “Qeveria qe duam”.

Çfarë përmbajnë këto publikime?

Në këto postime, publikuesit kanë përfshirë një vegëz (link) që çon në një artikull të publikuar në faqen “trayedit.com”.

Pasi hapet kjo vegëz, shfaqet një artikull me një titull ndryshe nga ai i përdorur në postim: “Radojicic: Jam takuar me Thaçin e Haradinajn bashkë, me të gjithë, vetëm Kurtin jo (VIDEO)”.

Çka nuk shkon me këto përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info u vërtetua se përmbajtja e artikullit të publikuar nga publikuesit e lartcekur është e vjetër, ndërsa të njëjtës tani iu është vënë titull i rremë.

Hulumtimi online ka zbuluar se artikulli origjinal është publikuar më 5 mars 2019 në portalin “klankosova.tv”. Në këtë artikull përfshihet një intervistë e Radoiçiqit dhënë për Klan Kosovën.

Në intervistë, ai kishte deklaruar se ishte takuar me Haradinajn dhe Thaçin, si dhe kishte parë edhe disa persona të tjerë.

Ai kishte shtuar se, sipas tij, secili prej tyre u kishte premtuar serbëve “kulla e qytete” për t’i ftuar në anën e tyre, por kishte theksuar se ata nuk mund të veprojnë kundër interesave jetike të serbëve.

Pra, në asnjë moment ai nuk ka deklaruar se Thaçi dhe Haradinaj i kanë premtuar atij personalisht “kulla e qytete”, siç pretendohet në postimet në Facebook.

Gjithashtu, ai nuk e ka përmendur emrin e Albin Kurtit në këtë kontekst, ndryshe nga sa sugjerohet në titullin e artikullit të shpërndarë.


Për Millan Radoiçiqin

Screenshot i artikullit të publikuar nga Radio Evropa e Lirë


Rreth ueb-faqes “trayedit.com”

Kësaj ueb-faqeje i mungon transparenca, kontakti, adresa. Pra, nuk dihet se kush qëndron prapa saj (shih këtu).


Analiza

Përmes disa postimeve në Facebook të publikuara më 28-29 prill, pretendohet se Radoiçiq ka deklaruar që Thaçi dhe Haradinaj i kanë premtuar atij “kulla e qytete”. Këto postime shpërndajnë një link nga “trayedit.com” me titull të ndryshuar dhe të rremë

Verifikimi tregon se artikulli është i vjetër (nga viti 2019, publikuar në “klankosova.tv”) dhe të njëjtit i është vendosur titull i rremë për ta paraqitur si aktual.

Në intervistën origjinale, Radoiçiq kishte thënë se liderë të ndryshëm u kishin bërë premtime serbëve në përgjithësi, jo atij personalisht. Gjithashtu, ai nuk e kishte përmendur Kurtin, siç pretendohet në postimet në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere