Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e takimit është e vjetër dhe Bulliqi nuk ka deklaruar se do ta emërojë Jahën për nënkryetar të Podujevës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një fotografi ku shihen kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ish-drejtori komunal në Podujevë Hamdi Jaha dhe biznesmeni Ditar Hoti, me mbishkrimin që pretendon se Bulliqi është takuar me Jahën dhe ka deklaruar se, në rast të fitores në zgjedhje, Jaha do të jetë nënkryetari i komunës.

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar më 5 shtator në TikTok, nga një llogari me emrin “llapiktu”.

E vërteta?

Hibrid.info nuk ka gjetur ndonjë deklarim publik për këtë çështje nga Bulliqi, i cili garon për kryetar komune edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).


Hibrid.info ka hulumtuar për fotografinë me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID”.

Rezultatet e kërkimit kanë gjetur një artikull të publikuar më 25 gusht, 2021, nga mediumi “reporteri.net”, i cili përmes kësaj fotografie, kishte raportuar për një takim ndërmjet Bulliqit dhe Jahës (shih këtu).

Artikulli përmban edhe një deklaratë të Bulliqit, i cili në përgjigje për pyetjen rreth këtij takimi ishte shprehur: “Mos bo pyetje palidhje. Nuk është punë e juaja me kënd rri unë”.

Hibrid.info gjithashtu ka hulumtuar përmes motorit të kërkimit “Google” për deklarata të mundshme të Bulliqit, sa i përket nënkryetarit të ardhshëm të komunës në rast fitoreje në zgjedhjet lokale për Komunën e Podujevës, por kërkimi nuk ka shfaqur asnjë rezultat konkret (shih këtu).

Një pretendim i tillë nuk është hasur as në postimet në llogarinë e Bulliqit në Facebook (shih këtu).


Në zgjedhjet lokale në Podujevë përveç Bulliqit, për kryetar të komunës garojnë katër kandidatë tjerë: Baki Feta nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhemaj Hasani nga Nisma Socialdemokrate (NISMA) dhe Isak Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Analiza:

Pretendimi se Shpejtim Bulliqi ka deklaruar që Hamdi Jaha do të emërohet nënkryetar i Komunës së Podujevës në rast të fitores në zgjedhjet lokale, nuk qëndron.

Hibrid.info vuri re se nuk ka asnjë deklarim publik nga Shpejtim Bulliqi që të ketë thënë se Hamdi Jaha do të jetë nënkryetar i komunës në rast të fitores së tij dhe se fotografia e përdorur është e vjetër (nga gushti 2021) e nuk lidhet me zgjedhjet aktuale.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë’”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere