Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Këto pretendime nuk janë të konfirmuara.

Publikohen imazhe me mbishkrimin ku pretendohet se Albini Kurti, kryeministri në detyrë, pritet të shpallet person non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përmbajtjet me këtë pretendim janë publikuar të hënën (1 qershor) në Facebook, nga llogaritë me emrat “Fatmir Dragusha” dhe “Besim Luma”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info gjeti se këto përmbajtje janë të pakonfirmuara.

Deri në momentin e trajtimit të dy këto postime kanë mbi 400 pëlqime dhe mbi 200 komente secila.


Për shkak se në përmbajtje është pretenduar për një veprim që pritet të ndodhë, hibrid.info nuk ka kontrolluar në burimet zyrtare institucionale të informimit të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.


Verifikimi u bë me anë të kërkimit në “Google” me fjalët kyçe “albin kurti non grata”. Përveç disa pretendimeve individuale, rezultatet nga kërkimi nuk shfaqën artikuj nga media kredibile, që do të konfirmonin se kryeministri në detyrë është shpallur apo pritet të shpallet person non grata nga këto shtete (shih këtu).

Në “Google” gjithashtu u kërkua me fjalët “Infopress 27”, që është emri i mediumit për të cilin pretendohet se e ka raportuar informacionin. Por, rezultatet e kërkimit nuk kanë konfirmuar ekzistencën e këtij mediumi (shih këtu).

Çka nënkupton person non grata?

Në terma të mirëfilltë, kjo është një frazë latine për “një person të padëshiruar”. Termi në kuptimin diplomatik i referohet një personi të huaj, hyrja ose qëndrimi i të cilit në një vend të caktuar është i ndaluar nga vendi pritës.

Përcaktimi mori kuptim diplomatik në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961. Sipas Nenit 9 të traktatit, një vend mund të shpallë çdo anëtar të stafit diplomatik person non grata “në çdo kohë dhe pa pasur nevojë të shpjegojë vendimin e tij”.

Shpallja “persona non grata” është forma më e ashpër e censurës që një vend mund t’u japë diplomatëve të huaj, duke qenë se ata janë të mbrojtur nga arrestimet dhe format e tjera të ndjekjes penale nën imunitetin diplomatik.

Një person i shpallur si i tillë mund të thirret nga një mision diplomatik ose funksionet e tij në mision të ndërpriten. Nëse personi i deklaruar nuk thirret, vendi mund të refuzojë ta njohë personin si pjesë të misionit.

Persona non grata mund të aplikohet edhe për njerëz që ende nuk kanë hyrë në një vend (shih këtu).

Analiza:

Përmbajtjet e publikuara në Facebook që pretendojnë se Albin Kurti, kryeministër në detyrë, pritet të shpallet person non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Mbretëria e Bashkuar, janë të pakonfirmuara.

Pretendimi nuk mbështetet nga asnjë burim kredibil informimi. Kërkimi në Google me fjalët kyçe “albin kurti non grata” nuk ka gjetur raportime nga media të besueshme apo burime zyrtare që do të konfirmonin se Kurti është shpallur ose pritet të shpallet person non grata nga këto shtete.

Po ashtu, nuk është konfirmuar ekzistenca e mediumit “Infopress 27”, të cilit i atribuohet raportimi i pretenduar në postimet e publikuara në Facebook. Kërkimet në Google nuk kanë gjetur dëshmi për ekzistencën e një mediumi me këtë emër.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere