Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Bill Gates ka kërkuar largimin e vaksinave, është satirë

HIBRID

Disa përdorues të mediave sociale, kanë filluar të shpërndajnë një përmbajtje, ku pretendohet se filantropi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, bërë thirrje për tërheqjen e vaksinave COVID-19. Por në fakt, ky pretendim del të jetë i pavërtetë, pasi që është i bazuar nga një artikull me përmbajtje satirike.

Vegëzat e këtyre postimeve:

https://www.facebook.com/535647680132006/posts/1616078668755563

https://www.facebook.com/groups/221351714721186/permalink/1762380573951618

Pretendimi ka origjinën nga një artikull i botuar më 29 gusht 2021 në “The Expose”, portal me përmbajtje satirike. Edhe në këtë faqe (The Expose) e mohojnë se artikulli është i vërtetë.

Në mohim thuhet: “Satira e mëposhtme është trilluese pasi Z. Gates nuk ka bërë një fjalim të tillë dhe Fondacioni Gates nuk ka krijuar asnjë fond për të kompensuar viktimat e vaksinave ose për të vënë në dispozicion mjete efektive, të lira COVID-19. E gjithë pjesa tjetër e artikullit është faktike – W. Gelles”.

Në artikull shkruan: “Në një fjalim televiziv shpesh të dhimbshëm 19-minutësh, Gates tha: ‘Ne bëmë një gabim të tmerrshëm. Ne donim të mbronim njerëzit nga një virus i rrezikshëm. Por rezulton se virusi është shumë më pak i rrezikshëm sesa menduam. Dhe vaksina është shumë më e rrezikshme nga sa mund ta imagjinonte dikush’”.

Në rubrikën “Rreth Nesh” të kësaj faqe, gjithashtu shpjegohet se si ky portal ka përmbajtje satirike: “Daily Expose drejtohet nga njerëz jashtëzakonisht të zakonshëm, punëtorë, të cilët janë të sëmurë dhe të lodhur nga frika e përhapur, nga gënjeshtrat dhe propaganda e përjetësuar nga mediat kryesore”. (arkivuar në arkiv.ph/pzUXS)

(artikulli i plotë nga ekipi i Reuters-it për kontroll të fakteve)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere