Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër për “Linë e Majmunit” pretendohet të paraqitet si aktual

FATBARDH DEMA

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar më 11 dhe 12 janar një artikull me titull “E FUNDIT: “Lija e majmunit” ka ngritur alarmin! Sa e rrezikshme është dhe si duhet të mbrohemi?”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në muajin maj (2022) nga agjencia britanike e lajmeve Reuters.

Portalet e dyshimta janë munduar ta paraqesin këtë lajm të vjetër si aktual, duke i shtuar në titull vlerësimin si “E FUNDIT”.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “newslink4.com” dhe “theglobalreport24.com”:

https://newslink4.com/?p=5279&fbclid=IwAR34KLh4YnpKT0op8rU1HJnC3JrIvMcFuCir80S2rAeaVMf4d3r-oQYfH-I
https://theglobalreport24.com/e-fundit-lija-e-majmunit-ka-ngritur-alarmin-sa-e-rrezikshme-eshte-dhe-si-duhet-te-mbrohemi/?fbclid=IwAR3ZLrjlibm3h_Cqc9_-_xIcvh1B9wfVgU8NhUaONdC5UeOKl23LOqN5eSk

Përveç në këto portale të dyshimta, artikulli është shpërndarë me 11 dhe 12 janar edhe në median sociale Facebook nga faqet “33shi.com” dhe “Gazeta Rajon”. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (maj 2022)në disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portalet e dyshimta “neëslink4.com” dhe “theglobalreport24.com” kanë publikuar një artikull të vjetër (maj 2022) në lidhje me rrezikshmërinë për “linë e majmunit”.

Këtë artikull, këto portale të dyshimta janë munduar ta paraqesin si aktual, duke i shtuar në titull vlerësimin si e “E FUNDIT”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere