Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e… Të fundit | Rishikimi i javës: Keqinterpretimi i deklaratës së Lutfi Hazirit për koalic… Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për rifillimin e Dialogut të planifikuar Strategjik ShBA-Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shfaqen Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-së) dhe Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, me mbishkrimin “Rifillon dialogu strategjik me Kosovën”.

Imazhi po ashtu ka etiketën “DASH – SHBA”, që lë të nënkuptohet se fjala është për rinisjen e dialogut strategjik në mes ShBA-së dhe Kosovës.

Kjo përmbajtje është publikuar të martën (13 janar) në Facebook, nga një faqe me emrin “Gazeta Minuti”.

Cila është e vërteta?

Në shtator vitit 2025, ShBA-ja njoftoi pezullimin për një kohë të pacaktuar të Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën. Megjithatë, pas këtij vendimi, ende nuk ka një vendim që ky proces të ketë rifilluar.

Deri në momentin e trajtimit, kjo përmbajtje ka mbi 700 pëlqime dhe afër 90 komente, nga përmbajtja e të cilëve mund të vlerësohet se lexuesit e këtij postimi mund ta perceptojnë publikimin si fakt.

Faqja që ka publikuar pretendimin ka mbi 228 mijë ndjekës.


Në bazë të një postimi të datës 10 janar 2025, Presidentja Vjosa Osmani thoshte se në vitin 2021 ia kishte dërguar propozimin ShBA-së për nisjen e Dialogut Strategjik, kërkesë që u rikonfirmua në qershor të vitit 2022 nëpërmjet notës verbale dhe në takimin me sekretarin Antony Blinken në korrik 2022. Në bazë të këtij postimi, Osmani pretendonte se në një takim me zëvendës sekretarin amerikan Richard Vermai, ishte konfirmuar se Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti këtë proces (shih këtu).

Megjithatë, Ambasada e ShBA-së më 12 shtator 2025 me anë të një postimi në Facebook, kishte njoftuar pezullimin për një kohë të pacaktuar të Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën (shih këtu) për shkak të, siç thuhej, “shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Që nga ky postim, në faqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, njoftim për rifillimin e këtij procesi nuk ka pasur. I vetmi postim tjetër që ndërlidhet me këtë proces është ai i datës 3 dhjetor 2025, ku thuhej se “përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e ShBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës” (shih këtu).


Por, hibrid.info me anë të makinave të kërkimit, ka hasur në artikuj të burimeve kredibile, që sqarojnë më shumë. Në një tekst të publikuar më 17 dhjetor 2025, në mediumin “Radio Evropa e Lirë”, të titulluar “Ambasada e SHBA-së: Synojmë të punojmë me Qeverinë e re për avancim të prioriteteve të përbashkëta”, tregohet se sipas një zëdhënësi të Ambasadës amerikane në Prishtinë, u tha se shpresohet që “partneriteti i ShBA-së të thellohet me Qeverinë e Kosovës”, duke përfshirë edhe rinisjen e Dialogut të planifikuar Strategjik (shih këtu).

Hibrid.info gjeti se edhe sipas Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, të miratuar nga të dyja Dhomat e Kongresit amerikan dhe i nënshkruar si ligj më 18 dhjetor nga presidenti i ShBA-së, vendosja e Dialogut Strategjik ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës kushtëzohet me përparimin në zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (shih këtu).

Katër ditë më vonë (22 dhjetor), në një takim në mes të presidentes së Republikës, Vjosa Osmani dhe zëvendës sekretarit të Shtetit amerikan, Christopher Landau, u deklarua se janë diskutuar hapat që duhen ndërmarrë nga Kosova për rifillimin e Dialogut të planifikuar Strategjik (shih këtu dhe këtu dhe këtu).

Ndërsa, në artikullin më të fundit të hasur (8 janar 2026), në mediumin “teve1.info”, DASh në një përgjigje për këtë medium, shprehte gatishmëri për dialog strategjik me qeverinë e re të Kosovës, por kërkonte veprime konkrete (shih këtu).

Të gjitha këto rezultatet të gjetura, konfirmojnë se Dialogu Strategjik i planifikuar në mes ShBA-së dhe Kosovës, mbetet i pezulluar.

Analiza:

Pretendimi se ka rifilluar dialogu i planifikuar strategjik ShBA-Kosovë, është i pasaktë.

Edhe pse ka deklarata për gatishmëri dhe diskutime për hapat e nevojshëm për rinisjen e tij, Dialogu Strategjik i planifikuar mbetet zyrtarisht i pezulluar dhe kushtëzohet me përparim konkret në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere