Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Titulli i sajuar: Nuk ka ligj në Zvicër që parasheh largimin e shqiptarëve nga puna

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ranknews3.com” ka publikuar dje (28 tetor) një artikull me titull “Ligji ri nga Zvicra, Shumë shqiptarë mund të mbesin pa punë, Ja arsyeja befasuese”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, konstatohet që ky artikull përmban titull të sajuar, që nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një lajm për bankën e dytë më të madhe zvicerane “Credit Suisse”, e cila raportohet të ketë humbur deri 14 përqind të aksioneve mëngjesin e 28 tetorit. Kjo bankë planifikon të shkurtojë 9000 vende pune deri në fund të vitit 2025.

Pra, ky lajm nuk ndërlidhet sepcifikisht me shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe se nuk korrespondon me atë që pretendohet në titull se ndonjë ligj në Zvicër parasheh largimin e shqiptarëve nga puna.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ranknews3.com”:

https://ranknews3.com/2022/10/28/ligji-ri-nga-zvicra-shume-shqiptare-mund-te-mbesin-pa-pune-ja-arsyeja-befasuese/?fbclid=IwAR1DfO_Gqe0Ngote2V6CjYXKOfUsYuW_ZoM1wtTzrBAv3H-tspQCm2nxe0Y

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta” me mbi 200 mijë ndjekës dhe faqja tjetër “FokusPress” me mbi 80 mijë ndjekës. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në portalin informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, i cili ka sqaruar në titull se lajmi ka të bëjë me bankën “Credit Suisse”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “ranknews3.com” ka publikuar një artikull që flet për humbjen prej 14 për qind të aksioneve të bankës zvicerane “Credit Suisse”, e cila ka njoftuar se deri në vitin 2025 planifikon të largojë nga puna 9 mijë punëtorë.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se një ligj i ri në Zvicër do të lë pa punë shumë shqiptarë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere