Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Agron Beka s’është e as s’ka qenë prokuror

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

“Një prokuror i Kosovës”, është përshkrimi i një fotografie të publikuar në të cilën shihet pasuria e raportuar e Agron Bekës, që deri më 2023 ka qenë anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Pretendimi u bë nga llogaria “Durim Elshani” në median sociale X (ish-Twitter), më 7 mars.

Brenda fotografisë shkruan “Kjo është pasuria e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka” dhe është listuar deklarimi i pasurisë.

Por çka nuk qëndron me këtë pretendim?

Agron Beka nuk ka qenë e as nuk është prokuror, siç pretendohet. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës për tre vjet, si “anëtar jo-prokuror”, i propozuar nga fakultetet juridike të Kosovës. Kjo vërtetohet nga transkripti e Kuvendit të Kosovës në procesin e votimit si dhe në artikujt mediatik në vazhdimësi.

–

Agron Beka u zgjodh anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës me votë në seancën e 13 gushtit 2020 në Kuvendin e Kosovës. (shih këtu)

Ai u zgjodh si anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike të Kosovës. E për këtë pozitë, Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës specifikon se tre anëtarë të Këshillit janë jo-prokurorë. Një nga ta është një profesor nga fakultetet juridike të Kosovës. Në këtë rast ka qenë Agron Beka, si profesor i asociuar nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (shih transkriptin e seancës së Kuvendit)

Beka ishte shkarkuar nga kjo pozitë në fund të vitit 2023 nga votimi në Kuvendin e Kosovës, pas rekomandimit nga Komisioni për Legjislacion. (shih këtu)

–

Sa ka qenë në këtë detyrë, ai iu nënshtrua procesit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve.

Në vitin 2022, ishte raportuar në media deklarimi i pasurisë së Bekës. (Shih këtu) Shifrat e atij raportimi përputhen me ato të publikimit në “X”. Pas publikimit, Beka dhe Këshilli Prokurorial ishin ankuar për reagimet e asaj kohe. (shih këtu dhe këtu)

Në deklarimin e pasurisë të dorëzuar më 31.03.2023, Beka e ka të shkruar “anëtare i jashtëm i Këshillit Prokurorial” në të dhënat personale. (shih këtu)

Fotografia që ka publikuar “Durim Elshani” ka vite që ka qarkulluar. (shih këtu, këtu dhe këtu)

–

Emri i Bekës shfaqet edhe në vegëzën e stafit akademik të Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. (Shih këtu) Në CV-në e tij të shfaqur në këtë faqe, nuk tregon se ka punuar ndonjëherë si prokuror.

–

Postimi i llogarisë “Durim Elshani” në “X” ka marrë mbi 15 mijë shikime në këtë platformë.

Kjo llogari në biografinë në “X” e ka të shfaqur një vegëz që çon te llogaria me të njëjtin emër në Facebook. E në Facebook shkruan se është zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Emri i tij shfaqet edhe te lista e këshilltarëve në kabinetin e ministrit.

Analiza:

Llogaria “Durim Elshani” në platformën “X” ka publikuar një fotografi që paraqet Agron Bekën dhe pasurinë e deklaruar para tre vjetëve. Në publikim llogaria ka shkruar “Një prokuror i Kosovës”.

Por e vërteta është se Beka nuk ka qenë e as nuk është prokuror i Kosovës. Ai është profesor universitar dhe ka qenë për tre vjet “anëtar joprokuror” i Këshillit Prokurorial të Kosovës, pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere