Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Ambasadori Hill nuk ka thënë se SHBA-të janë pishman që bombarduan Serbinë

HIBRID

Portali informativ me emrin “ntv.al” ka publikuar sot (22 mars) një artikull, me titull “SHBA pishman që bombardoi Serbinë, deklarata e madhe e ambasadorit Hill”.

Pas verifikimit të përmbajtjes së artikullit nga hibrid.info, është gjetur se informacioni i dhënë në titull, që pretendon se SHBA-të janë penduar për bombardimin e Serbisë, paraqet interpretimin e një prej ekspertëve të sigurisë të cituar në artikull, të cilët kanë dhënë vlerësimet e tyre mbi një deklaratë e ambasadorit të SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill (shih këtu).

Përveç se në titull nuk specifikohet që informacioni paraqet interpretim të deklaratës së ambasadorit, ajo është shkruar në formën e një deklarate të ardhur nga vet ambasadori.

Disa nga komentuesit në publikimin në Facebook të këtij artikulli, e kanë nënkuptuar se deklarata ka ardhur nga ambasadori Hill (shih këtu).


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “ntv.al”:

https://archive.is/wXB8I


Kreu i artikullit, ku paraqitet deklarata e ekspertit Gëzim Visoka:

“Deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, se “Serbia është partnere më e afërt e NATO-s sesa Kosova” mund të ketë disa kuptime, por në thelb ky artikulim mund të merret edhe si njëfarë pendese e Amerikanëve për shkak të bombardimeve të Aleancës Veri – Atlantike në vitin 1999 kundrejt Serbisë” – kështu ka thënë Gëzim Visoka, profesori i Universitetit të Qytetit të Dublinit në Irlandë.


Hibrid.info nëpërmjet makinës së kërkimit, “Google”, ka gjetur të njëjtin artikulli të publikuar një ditë më herët (21 mars) në portalin informativ “albanianpost.com”, të titulluar “Deklarata e Hill “mund të merret edhe si pendesë e Amerikës për bombardimin e Serbisë” – “Kosova të punojë se NATO nuk është dhuratë”, thonë dy ekspertët shqiptarë të sigurisë” (këtu).

Po ashtu për të vërtetuar se një deklaratë e tillë nuk ka ardhur nga ambasadori Hill, hibrid.info ka gjetur artikuj nga mediat në gjuhën shqipe, ku është raportuar mbi deklarimin e fundit të Christopher Hill, për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë për në NATO (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi në titullin e një artikulli se ambasadori i SHBA-ve në Serbi, ka deklaruar se shteti i tij është penduar për bombardimin ndaj Serbisë, nuk është i vërtetë.

Ambasadori Hill është shprehur se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova, deklaratë e cila është interpretuar nga dy ekspertë të sigurisë në këtë artikull.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere