[email protected]
Ambasadori i Izraelit në Beograd nuk ka thënë se “kush e prek Kosovën do të ketë luftë me ne”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë informues “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Ambasadori Izraelit: Kush e prek Kosovën do të ketë luftë me ne”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër i publikuar në shtator të vitit të kaluar, atëkohë kur ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, kishte thënë se shteti i tij “ka njohur pavarësinë e Kosovës më 4 shtator dhe se puna e njohjes reciproke më nuk është çështje diskutimi”.

Pra, ai asnjëherë nuk ka deklaruar se “Kush e prek Kosovës do të ketë luftë me ne”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 4 shtator dhe se puna e njohjes recipr0ke më nuk është çështje diskutimi. / Vazhdo lajmin më poshtë

Vilan ka thënë se tashmë Izraelit i mbetet të shohë se si një v eprim i tillë të mos ndikojë në raportet në mes të Izraelit dhe Serbisë. / Vazhdo lajmin më poshtë

“Nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën, sepse Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator, dhe tashmë na mbetet të mos lejojmë që një v eprim i tillë të ndikojë në raportet në mes të Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/03/ambasadori-izraelit-kush-e-prek-kosoven-do-te-kete-luf-te-me-ne/?fbclid=IwAR1ZxbbjVpx7n4_Gx3Jne_e_Kl0-34K4tY_jDoow6xZZSUdCcd7UG-uZnDg


Ky portal i dyshimtë, këtë artikull e ka marrë nga “gazetaexpress.com”, e më pas e ka publikuar atë duke i vënë titull të sajuar, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në kohë reale nga “gazetaexpress.com”:

https://www.gazetaexpress.com/ambasadori-i-izraelit-ne-beograd-nuk-i-pelqeu-vuciqit-por-njohja-e-kosoves-eshte-pune-e-kryer/

Analiza:

“Specialja.com” ka publikuar një artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual. Gjithashtu, këtij lajmi i ka vënë titull të rremë me tendencë që të tërheqë sa më shumë klikime.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others