Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me lajm të vjetër: Nuk ka pasur rritje të çmimeve siç pretendohet

HIBRID

Faqja në Facebook “Specialja” sot (22 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Shtrenjtohen përsëri çmimet e vajit, vezëve dhe qumështit / Ja çmimet”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se raportimi për rritjen e çmimeve të këtyre produkteve është i vjetër, i publikuar më 26 maj.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Specialja”:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/pfbid0thZpgac69PwtKcLKYKE7U3KpjF8GARfRsdEq4TywFcBHvyAcBCof4Ngq9YSg1sXZl


Në këtë artikull të muajit maj thuhet:

Vaji ushqimor gjatë ditës së djeshme ka qenë 2 euro e 72 cent, derisa ditë më parë është shitur më 2.58.

Kurse, vezët janë shtrenjtuar për më shumë se 10 cent. Derisa qumështi për 3 cent ka gjatë 24 orëve të fundit.

“Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër, 2,72 cent, ishte 2,58. Vezë – Konson, 30 copë 3,38 ishte 3,21. Qumësht tetrapak – Vita 3.2 %, 1 lit 1,05 ishte 1/03”, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, në ueb faqen e Agjencisë së Statistikave në Kosovë në kategorinë “çmimet” të datës 22 korrik, vërehet se çmimi i qumështit në paketimin “tetrapak” ka shënuar rënie nga 1 euro e 12 cent në 1,10 për litër.

Çmimi për një litër vaj nuk ka ndryshuar gjatë 5 ditëve të fundit, që vazhdon të jetë 2 euro e 82 cent.

Vetëm,  çmimi vezëve ka (pako me 30 copë) shënuar rritje në tri ditët e fundit, nga 3 euro e 77 cent në 3,95. (shih këtu)

(Screent shot i çmimeve mesatare sipas artikujtve, njësis matëse dhe ditëve të publikuara nga ASK)

Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se artikulli i publikuar nga faqja “Specialja” është i vjetër (26 maj), hibrid.info ka arritur të gjejë të njëjtin të publikuar në kohë reale në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “Specialja” në Facebook ka publikuar një artikull të vjetër (26 maj) lidhur me rritjen e çmimeve për disa produkte bazë, të cilën është munduar ta paraqesë si aktual.

Gjatë verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër. Edhe pse aktualisht çmimet e këtyre produkteve vazhdojnë të jenë të larta, disa prej tyre nuk kanë ndryshuar çmim gjatë ditëve të fundit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere