Të fundit | Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030: Çka thuhet në letrën e ICMG-së, çka doku… Të fundit | Analizë e pretendimeve territoriale ndaj Kosovës në fushatën zgjedhore serb… Të fundit | Imazhi i Kryeministrisë në flakë gjatë protestave në Tiranë është i gjeneru… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Kurti po e mbështet Listën Studentore në Serbi përm… Të fundit | Titulli nuk e specifikon se 1 mijë euro për të porsalindurit ofrohen në Gre… Të fundit | Podesta nuk ka thënë se “Kosova nuk duhet ta pranojë dënimin e UÇK-së në kë… Të fundit | Imazhe të gjeneruara me IA paraqiten rrejshëm si pamje nga protestat në Tir… Të fundit | Mediat ruse dhe serbe pretendojnë rrejshëm se Kosova po përgatitet për luft… Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull përgjithësues që nuk ka të bëjë me Kosovën

HIBRID

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Nuk ka më testime falas, ja sa kushton një test për Covid?”.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, rregullat e reja anti-Covid kanë të bëjnë me disa shtete evropiane si, Gjermania, Zvicra, Franca, Italia, Greqia dhe Belgjika, dhe një gjë e tillë bëhet e qartë vetëm në përmbajtje. Pra, në titull nuk qartësohet se për cilin vend bëhet fjalë.

Duke ditur se portali “botasot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me shtetin kosovarë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “botasot.info”:

Shumica e vendeve të BE-së u kërkojnë qytetarëve dhe udhëtarëve prej muajsh që të tregojnë prova të vaksinimit, një virus ose një test negativ.

Kushti i fundit ishte kryesisht falas, por disa vende e kanë hequr ose planifikojnë të heqin testimin falas.

Çmimet e testimit ndryshojnë nga vendi në vend.

Gjermania

Gjermania është një nga vendet që kohët e fundit ka ndryshuar rregullat e testimit. Gjatë javës së dytë të tetorit, autoritetet gjermane njoftuan se qytetarët e atij vendi nuk do të mund të përdorin më teste falas.


Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/evrope-bota/1690459/nuk-ka-me-testime-falas-ja-sa-kushton-nje-test-per-covid/?fbclid=IwAR04x4y9LwXWJCwBFZUdQc7LVY7OqHn2wu8sDZTfTVCWGVDCG6-FwxvAWDY


Analiza:

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me vendimin që më nuk do të ketë teste falas për Covid-19, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere