Të fundit | Vllasit i atribuohet një deklaratë e pa thënë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap…
[ ARTIKULLI ]

Nga India vjen edhe një lajm i rremë për shërim të COVID-19

HIBRID

Në Britani të Madhe, por edhe në vende tjera, është shpërndarë një lajm i rremë për shërim të virusit Korona me mënyra alternative, pra jo shkencore.

Ky pretendim është bazuar nga një video e krijuar dhe e shpërndarë nga një mjek alternativ nga India, i cili ka sugjeruar njerëzit që ta kurojnë COVID-19 përmes inhalimit me avull.

BBC ka ndërtuar një kronikë lidhur me këtë pohim të rremë të këtij mjeku indian. Gazetarja e këtij mediumi britanik, Sima Kotecha, ka arritur ta gjurmojë burimin e kësaj video, përmes nënës së saj, pasi që kjo video kishte arritur tek nëna e gazetares përmes shpërndarjeve në “WhatsApp”.

Gazetarja arrin ta kontaktojë këtë person që e quan vetën mjek. Gjatë bisedës, gazetarja ia potencon atij se pretendimi për shërim të COVID-19 përmes inhalimit me avull është i pabazë dhe nuk është i vërtetuar shkencërisht. Mirëpo mjeku alternativ indian insiston se ky shembull ka pasur sukses, edhe pse nuk jep dëshmi të qarta për këtë.

E njëjta video është shpërndarë edhe nëpër rrjete sociale, duke arritur të gjenerojë trafik të madh dhe qindra-mijëra klikime.

Në këtë kronikë janë intervistuar edhe mjekë dhe hulumtues, të cilët e kanë demantuar pretendimin e mjekut alternativ nga India se COVID-19 mund të trajtohet me avull.

(video e plotë e kronikës në BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere