Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Artikulli përmban lajm të vjetër dhe titull të sajuar

HIBRID

Artikulli me titull “Bota në Alarm / Pasi Kosova pranoi artiIerinë nga ShBA, Rusia ‘telefonon’ menjëherë, ‘mos luani’” është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com”.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, ndërsa lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në qershor të vitit 2020.

Në përmbajtje gjendet një lajm rreth një reagimi të Ambasadës së Rusisë në Uashington, kundër donacionit ushtarak që Kosova kishte pranuar nga SHBA-të.

Pra, lajmi është i vjetër dhe nuk ka të bëjë me artileri ushtarake, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/05/19/30505/?fbclid=IwAR1nMH28sl-oVvigOZdsDV2CWsvAbx-z70ceZNwCvkh15TgVtBBLbtDqGAI

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë në Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në kohë reale (qershor 2021) në mediumin online “KosovaPress.com”. (shih këtu)


Ambasada e Rusisë në SHBA, këtë reagim e kishte bërë përmes profilit zyrtar në Twitter. (shih këtu)

Reagimi i Ambasadës ruse në SHBA, i përkthyer në gjuhën shqipe:

Ne i bëjmë thirrje SHBA-ve që të respektojnë rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të ndalojë politikat e “fryrjes” së Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapat e tillë provokues  minojnë përpjekjet për zgjidhjen e Kosovës dhe rrisin tensioned ndëretnike dhe ndërfetare.


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit qershor 2021, atëkohë kur Ambasada ruse në Uashington kishte reaguar për donacionin ushtarak që kishte pranuar Kosova nga SHBA-të.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë artikull si aktual, duke i vënë titull të rremë me pretendimin se Kosova ka pranuar artileri ushtarake nga SHBA-të.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere