Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

HIBRID

Disa portale informative me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë shpërndarë në faqet e tyre në median sociale Facebook një artikull me titull “Tragjike! Nëna “mostër” bën veprimin makabër ndaj foshnjës së saj 6-muajshe”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, duke lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqip-folës.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet “Një ngjarje makabër ka ndodhur në Greqinë fqinje, ku një çift të moshuarish janë paraqitur në spital me nipin e tyre 6-muajsh të pajetë, pasi është dhunuar për vdekje nga e ëma”.


Vegëza e artikujve të publikuar nga “Lajmi.al” dhe “Agjencia Sot News”:

https://www.facebook.com/LajmeAlbania/posts/pfbid0bkkyJQJN9Jgyd6QnQmrcvzAoM19rcGXMJ51FAMkww25BJPiFmZNSUfbKpbksqg41l

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0KsF7CHr4ZW94VwtwmRB1ppFMipatnNRGU89dGr9B4BbKvo7BURmt1JW4anvgD5bVl&id=100009949696800


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Greqi, hibrid.info ka gjetur artikullin për ngjarjen e njëjtë të publikuar nga një medium grek ku tregohet se kjo ka ndodhur në qytetin Veria të Greqisë. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar artikuj lidhur me vdekjen e një fëmije si shkak i dhunimit nga e ëma, duke mos sqaruar në titull se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Mosdhënia e informacionit për vendin e ngjarjes lë vend për keqkuptim se ngjarja ka ndodhur në ndonjë hapësirë shqipfolëse.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere