Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk qartësohet se në cilin shtet po ndodhë ky fenomen

HIBRID

Portali informativ “Insajderi.org” dhe “ABCNews.com” kanë publikuar një artikull me titull “Bëni kujdes! Një bandë hajdutësh elektronikë po zbraz llogaritë bankare”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk qartëson se në cilin shtet po ndodhë ky fenomen.

Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “një bandë e madhe ‘hajdutësh elektronikë’, me qendër në Athinë dhe që hyn në të gjitha bankat me llogari “false” është duke goditur emra të njohur në Greqi.

Duke e ditur se këto portale kanë audiencë shqipfolëse (shih këtu dhe këtu) dhe shumicën e artikujve që i publikojnë kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shqipërinë, kjo lë mundësinë që lexuesit të keqinformohen duke menduar se lajmi ka të bëjë me ndonjërin nga këto shtete, ose me ndonjërën nga bankat që operojnë në to.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Insajderi.org” dhe “ABCNews.al”:

Një bandë e madhe “hajdutësh elektronikë”, me qendër në Athinë dhe që hyn në të gjitha bankat me llogari “false” është duke goditur emra të njohur në Greqi, si biznesmenë, personazhe publike apo edhe qytetarë të pasur.

Grupi kriminal është kthyer në shqetësim të madh për policinë lokale, të cilët kanë nisur “gjuetinë” ndaj tyre. Deri më tani vlerësohet se përmes aksesit ilegal në llogaritë e mijëra personave, ata kanë mundur të vjedhin rreth 5 milion euro.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalin “Insajderi.org” dhe “ABCNews.al”:

https://insajderi.org/beni-kujdes-nje-bande-hajdutesh-elektronike-po-zbraz-llogarite-bankare/?fbclid=IwAR2-yA4XrbEkCj_8ZGMHzMGC-jIQnv1V5WrRGE-LXM1JGzoNeKX6QYZ9C9Y

https://abcnews.al/beni-kujdes-nje-bande-hajdutesh-elektronike-po-zbraz-llogarite-bankare-kjo-qendron-i-gjithe-sekreti/


Në publikimin e këtij artikulli në faqen zyrtare të Insajderi.org në Facebook, vërehet se lexuesit kanë rënë pre e këtij artikulli, duke aluduar se zbrazja e llogarive bankare nga një grup hajdutësh elektronikë po ndodhë në Kosovë. (shih fotografinë më poshtë)

(Screenshot i artikullit të postuar në Facebook nga “Insajderi”)

Analiza:

Portalet “Insajderi.org” dhe “ABCNews.al” kanë publikuar një artikull që ka të bëjë me një grup hajdutësh elektronikë në Greqi, të cilët kanë zbrazur llogaritë e disa personave në këtë shtet.

Mirëpo, në titullin e këtij artikulli nuk qartësohet se në cilin shtet po ndodhë ky fenomen, e që gjithashtu edhe kanë bërë thirrje te lexuesit me fjalët “Bëni kujdes!”, të cilët janë kryesisht shqipfolës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere