Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Gabim në titull: Kryeministri spanjoll nuk do ta vizitojë Prishtinën

HIBRID

Artikulli me titull “Kryeministri spanjoll pritet ta vizitojë Prishtinën e Tiranën” është publikuar nga portali informativ “Periskopi.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor nuk do ta vizitojë Prishtinën, shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Spanja. Ndërsa ai do t’i vizitojë Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Periskopi.com”:

Kryeministri spanjoll pritet ta vizitojë Prishtinën e Tiranën

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez do të vizitojë Tiranën gjatë ditëve të fundit. Vizitën katër ditore në vendet e Ballkanit Perëndimor Sanchez e nis me Beogradin ku do të qëndrojë dy ditë.

Më pas ai do të vizitojë Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën, sipas Euroneës Serbia.

Mediet në Kosovë shkruajnë se Sanchez nuk do të vizitojë edhe Prishtinën. Kujtojmë se Kosova nuk njihet ende nga Spanja.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Periskopi.com”:


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se Sanchez nuk do ta vizitojë Prishtinës, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi online për diplomaci spanjolle “thediplomatinspain.com”, që tregon se kryeministri spanjoll Sanchez do të vizitojë Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më 29, 30 dhe 31 korrik dhe 1 gusht. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Periskopi.com” ka publikuar një artikull lidhur me vizitën e kryeministrit spanjoll në Ballkanin Perëndimor, i cili nuk do ta vizitojë Prishtinën, pasi Spanja mbetet ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian që refuzon njohjen e Kosovës shtet.

Megjithatë, ky portal në titullin e këtij artikulli ka pretenduar se kryeministri spanjoll do ta vizitojë Prishtinën.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere