[email protected]
As titulli e as fotografia nuk e qartësojnë se për Qeverinë e cilit vend bëhet fjalë
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Rritja e madhe e rasteve me Covid-19/ Qeveria urdhëron mbyllje totale”.

Në titullin e artikullit nuk tregon se për Qeverinw e cilit vend bëhet fjalë. Ndërsa në përmbajtje thuhet se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (Angli) ka urdhëruar mbylljen totale si pasoje e pandemisë COVID-19. Duke ditur se ky portal është i Kosovës dhe se shumicën e lexuesve i ka kosovarë, me këtë titull mund të kuptohet se bëhet fjalë për Kosovën, pasi që nuk e ka cekur se për cilin shtet bëhet fjalë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Rritja e madhe e rasteve me Covid-19/ Qeveria urdhëron mbyllje totale

Të gjithë në Angli duhet të qëndrojnë në shtëpi, përveç për arsye të caktuara, si shkak i masave të reja që fillojnë në mesnatë, ka njoftuar Boris Johnson.

Të gjitha shkollat ëdhe universitetet do të mbyllen dhe do të kalojnë në mësimin në distancë deri në mes të shkurtit.

Në një adresim televiziv, Kryeministri i nxiti njerëzit të ndiqnin rregullat menjëherë pas rasteve të rritura me Covid-19. Ai tha se ata që janë në katër grupet kryesore të përparësisë do të marrin një dozë të parë vaksine deri në mes të shkurtit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/516647/rritja-e-madhe-e-rasteve-me-covid-19ose-qeveria-urdheron-mbyllje-totale/?fbclid=IwAR0hJQHtM9WQBdu7wAxN0RTu24v9b0bVSsNgVreCp9-9dgQN5JnDu5zJQUo


Në fakt, në këtë artikull ka edhe një lëshim tjetër rreth precizimit të vendit (shtetit), Qeveria e se cilit e ka marr vendimin në fjalë. Pra, ata i referohen Boris Johnson-it si kryeministër i Anglisë dhe jo i Mbretërisë së Bashkuar.

https://www.gov.uk/government/people/boris-johnson


Analiza:

Në titullin e këtij artikulli nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë. Kjo mund të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se shumica e lexuesve të këtij portali janë kosovarë dhe duke qenë se të gjitha publikimet i bënë në gjuhën shqipe. Gjithashtu, autori i këtij artikulli ka dashur ta kamoflojë lajmin e vërtetë, duke mos vendosur fotografi sqaruese. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim hyn në kategorinë “clickbait”.


Arsyetimi: Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others