Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l… Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar: Nuk ka vendim për masa të reja

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” sot më 12 mars ka publikuar një artikull me titull “Bleni ushqime dhe përgatituni për masat e reja që aprovoi Qeveria e Kosovës, ja nga cila datë do të hynë në fuqi”.

Autori i këtij artikulli, “specialja.com”, i vënë këtë titull që tingëllojë më alarmues, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit.

Përmes këtij titulli, ky portal i dyshimtë pretendon që të nxisë kureshtjen te lexuesit, në mënyrë që të rris numrin e klikime.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Bleni ushqime dhe përgatituni për masat e reja që aprovoi Qeveria e Kosovës, ja nga cila datë do të hynë në fuqi

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se sot është vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCOVID./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet Ky vendim është marrë pas takimit të tij me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. “Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontigjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve”, ka thënë Hoti. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa nga institucionet përgjegjëse ka kërkuar të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/03/12/bleni-ushqime-dhe-pergatituni-per-masat-e-reja-qe-aprovoi-qeveria-e-kosoves-ja-nga-cila-date-do-te-hyne-ne-fuqi/?fbclid=IwAR010r3opurjSbNwJAdVHB-tTWB756eLTHxXvYrl4E-xQQHZLJlR9bL81SA


Sot, më 12 mars, në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid19, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se do të vazhdohet me masat e njëjta në fuqi, por paralajmëroi se nëse rritet numri i të infektuarve deri në fund të javës do të ndërmerren masa të reja kufizuese. Edhe në përmbajtjen e artikullit të “specialja.com” është përshkruar qëndrimi i zyrtarëve të Qeverisë në detyrë, por me titull të trilluar. Më poshtë mund t’i gjeni disa publikime nga disa media online rreth vendimit të Qeverisë lidhur me masat anti-covid.

Vegëzat e artikullit autentik të publikuar në disa media:

https://indeksonline.net/zemaj-nuk-ndryshojne-maasat-por-nese-rriten-rastet-do-te-kete-kufizime/

https://gazetablic.com/zemaj-paralajmeron-masa-te-reja-nese-rriten-rastet-me-covid-19/

Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull të cilit i ka vendosur titull të rremë, duke nxitur kureshtje tek lexuesit për të klikuar në postimin e shpërndarë në rrjete sociale. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere