Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

BE-ja sanksionon kanalin Russia Today Balkan për shpërndarje të dezinformatave dhe propagandës ruse

FESTIM RIZANAJ

Kanali rus Russia Today (RT), edicioni serbisht “RT Balkan”, është përfshirë në listën e entiteteve që do të sanksionohen në paketën e re të masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, sipas vendimit të siguruar nga Radio Evropa e Lirë (REL).

Siç bënë të ditur REL, duke cituar burime diplomatike, BE-ja u ka dërguar një letër zyrtare të gjitha entiteteve, përfshirë RT Balkan, duke i njoftuar se do të shtohen në listën e atyre që të sanksionohen, me akuzën se shpërndajnë propagandën ruse dhe përhapin dezinformata

Përveç RT Balkan, në listën e mediave që do të sanksionohen për të njëjtën akuzë, janë edhe platformat: “Oriental review”, “Tsargrad”, “Kategon” dhe “New Weastern Outlook”.

Kjo është paketa më e fundit, pra, paketa e 11-të e masave kufizuese të prezantuara nga BE ndaj Rusisë, e cila, sipas REL, do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2023.

Russia Today për Ballkanin, me seli në Beograd, ka nisur transmetimin në gjuhën serbe në nëntor të vitit 2022, gjysmë viti pas nisjes së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ndonëse Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndalimin e mediave pro-qeveritare ruse në vendin tonë, pas hulumtimeve të kryera, hibrid.info ka arritur të verifikojë se qasja në portalin Russia Today Balkan, tashmë është e mundshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere