[email protected]
Lajm i rremë dhe fotografi e montuar
shape
shape
shape

Një portal i dyshimtë “readkoala.com” që ka materiale përmbajtje informuese në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me titull “Pamje e re e Hashim Thaçit BEFASOI gjithë botën, shihni sa bukur i rrin mjekrra në Hagë”.

Përmes këtij artikulli, ky portal i dyshimtë ka pretenduar ta paraqes si të vërtetë një fotografi të edituar, ku paraqet ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me mjekër. 

Nga verifikimi i fakteve të kryer nga hibrid.info del që fotografia e këtij artikulli është e edituar me ndonjë aplikacion dhe se ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nuk e ka rritur mjekrën gjatë qëndrimit të tij në Gjykatën Speciale në Hagë, siç pretendohet në këtë artikulli.

Ndonëse në përmbajtje të këtij artikulli, në paragrafin e fundit, shpjegohet se kjo fotografi është edituar përmes një aplikacioni, autori të njëjtën gjë nuk e ka sqaruar edhe në titull, duke lënë që lexuesit të bijnë pre e mashtrimit.

Vegëza e artikullit e publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/15/pamje-e-re-e-hashim-thacit-befasoi-gjithe-boten-shihni-sa-bukur-i-rrin-mjekrra-ne-hage/?fbclid=IwAR3vu2XldXoGsA3hUMEhCXF98jRg_1opKU9JZ0U9uRWG-nVrHNDGIEEu3cc

Hibrid.info ka arritur ta gjejë fotografinë autentike të ish-presidentit Thaçi, e bërë gjatë një prononcimi për media, në kohën kur po futej në ndërtesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, që gjendet në Hagë të Holandës.

Kjo fotografi është publikuar në një artikull të televizionit gjerman “Deutchewelle” më 17 korrik të vitit 2020, dhe mbanë firmën e autorit A. Bajrami (©DW/A. Bajrami).

Hashim Thaci talks to the media in The Hague

Vegëza e artikullit autentik të publikuar në DW:

https://www.dw.com/en/kosovo-thaci-hague-war-crimes/a-54164748


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar këtë artikull me pretendim të rremë, të bazuar në një fotografi të edituar. Bazuar në procesin e kontrollit të fakteve, rezulton se fotografia është e edituar që hyn në kategorinë e “deepfake”, ndërsa përmbajtja vlerësohet si “lajm i rremë”.

Ky portal, të njëjtin artikull, e ka postuar në faqen e Facbook-ut “Në Kohë”, e cila numëron 419 mijë përcjellës, ndërsa vet postimi ka arritur t’i grumbullojë 853 reagime, 594 komente e 27 shpërndarje. Kjo tregon se ky lajm i rremë ka pasur interaksion të madh të lexuesit dhe, si rezultat, të ndikojë në shpërndarje të gjerë të këtij pretendimi të rremë.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others