[email protected]
Pretendohet pa fakte se djegia e stallës së familjes Millenkoviq, është vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë
shape
shape
shape

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar sot (8 shkurt) se në fshatin Hodanoc të Kamenicës, është djegur stalla e familjes Millenkoviq.

Përmes këtij njoftimi pretendohet se “kjo është vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë”, që sipas kësaj zyre kjo vepër ndërlidhet me vendimin e fundit të organeve të Kosovës për ndalimin e dinarit.

Këto pretendime, kjo zyrë nuk i argumenton me asnjë fakt, pasi nuk dihet qëllimi dhe kryesit e veprës.


Vegëza e komunikatës së publikuar në ueb faqen e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë “kim.gov.rs”:

https://kim.gov.rs/lat/v5460.php


Pjesë nga komunikata e publikuar nga kjo zyrë, e përkthyer në shqip:

Zjarrvënie në hambarin e familjes Milenkoviq në fshatin Hodanoc, vazhdim i presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë dhe Metohi

Mbrëmë në fshatin Hodonoc të Kamenicës i është djegur hambari i familjes Millenkoviq dhe pasi në objekt nuk ka pasur instalime elektrike, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, si vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë e Metohi, i cili u intensifikua pas vendimit të fundit të Albin Kurtit për shfuqizimin e dinarit serb në krahinë.


Ky njoftim i lëshuar nga kjo zyrë, zuri vend edhe në mediat në gjuhën Serbe, si “Alo.rs”, “Blic.rs”, “Telegraf.rs”, “Kurir.rs”, “Republika.rs” dhe “Informer.rs”, të cilat gjithashtu pa ofruar fakte ngritin pretendimin se kjo po bëhet me qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre.


Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës, për datën 7 shkurt, kur edhe pretendohet të ketë ndodhur rasti në Hodanoc të Kamenicës, nuk gjendet i raportuar një rast i tillë, që do të mund të sqaronte qëllimin dhe kryesit e kësaj vepre. (shih fotografinë më poshtë)

Screenshot i raportit 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës për raportimet e datës 7 shkurt


Pretendime të tilla të pa bazuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pasur edhe më herët të cilat i ka trajtuar hibrid.info. (këtukëtukëtukëtu dhe këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar pa fakte se djegia e stallës së familjes Millenkoviq në Hodanoc të Kamenicës, është vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë.

Përveç që nuk dihet qëllimi dhe kryesit e kësaj vepre, ky rast nuk është raportuar as në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Kjo komunikatë e lëshuar nga zyra e lartcekur, ka zënë vend edhe në disa media në gjuhën serbe, të cilat po ashtu pretendojnë pa bazë se kjo vepër është vazhdimësi e qëllimit të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others