Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për vdekjen e Aziz Salihut

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të publikuar sot (11 gusht) në Facebook, pretendohet se ka vdekur ish-boksieri kosovar, Aziz Salihu.

Postimi fillimisht u publikua nga faqja “Vatani News” në Facebook, e më pas edhe nga faqja tjetër e portalit “kosova.info”.

E vërteta?

Lidhur me këtë pretendim ka reaguar vetë vajza e Salihut, Monika, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka demantuar lajmin për vdekjen e babait të saj.

Postimi i publikuar në Facebook, deri në shkrimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë mbi 1 mijë reagime dhe mbi 3 mijë komente. (shih fotografinë më poshtë)

Vajza e Aziz Salihut, Monika, ka demantuar lajmin për vdekjen e babait të saj, duke e quajtur “gënjeshtër”. (shih fotografinë më poshtë)

Ditë më parë, Monika, përmes llogarisë së saj në Instagram, ka bërë të ditur se Aziz Salihu është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit. (shih këtu)


Analiza:

Më 11 gusht, në Facebook është publikuar një pretendim i rremë se ish-boksieri kosovar Aziz Salihu ka vdekur. Lajmi u shpërnda fillimisht nga faqja “Vatani News” dhe më pas edhe nga “kosova.info”.

Pretendimi u demantua nga vajza e tij, Monika Salihu, përmes një postimi në Instagram, ku e quajti lajmin “gënjeshtër”. Postimi në Facebook kishte mbledhur mbi 1 mijë reagime dhe mbi 3 mijë komente deri në momentin e verifikimit nga hibrid.info.

Monika ka bërë të ditur më herët se babai i saj është diagnostikuar me Alzheimer, por ka mohuar çdo pretendim për vdekjen e tij.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere