Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Sondazhi i publikuar në TikTok është i rremë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një postimi në median sociale TikTok janë publikuar shifra që pretendohet të jenë nga një sondazh për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Publikimi është bërë nga llogaria me emrin “mezatarum” më 13 qershor.

Në këtë postim paraqiten përqindjet e 5 subjekteve politike. Lëvizja Vetëvendosje 82%, Partia Demokratike e Kosovës 7%, Lidhja Demokratike e Kosovës 5%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 4% dhe NISMA 2%.

Çka nuk shkon me këtë publikim?

Pas hulumtimit nga hibrid.info nëpërmjet makinave online të kërkimit rezulton se për shifrat e publikuara në fotografinë e postuar nuk ka pasur ndonjë raportim kohëve të fundit (shih këtu).


Vegëza e publikimit të llogarisë “mezatarum” në TikTok:

https://archive.ph/PR0lf


Postimi deri në publikimin e këtij artikulli ka marrë mbi 2 mijë shikime, mbi 94 pëlqime dhe 18 komente. (shih këtu)

Sondazhi i fundit i kryer për zgjedhjet në Kosovë, ishte publikuar 25 qershor. Mediumi online Reporteri.net pati publikuar të dhëna që kishte raportuar se i ka siguruar nga një sondazh i “UBO Consulting”. (shih këtu)

Shifrat ishin ndryshe nga ato për të cilat pretendohet në postimin e llogarisë “mezatarum” në TikTok. Sipas publikimit të 25 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje printe me 49.6%, Partia Demokratike e Kosovës kishte 17.0%, Lidhja Demokratike e Kosovës 15.5% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – NISMA 8.6%.

Te sondazhi i UBO Consulting kanë qenë 1065 respondentë dhe margjina e gabimit ishte plus-minus 3%, sipas publikimit të “Reporteri.net”. Ndërsa në publikimin nga llogaria “mezatarum” në TikTok, s’ka asnjë detaj të tillë.


Analiza:

Llogaria “mezatarum” ka publikuar një imazh në TikTok, përmes së cilit paraqiten shifra në përqindje për subjektet politike për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se për këto shifra s’ka pasur raportim kohëve të fundit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere