Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se…
[ ARTIKULLI ]

BE kërkon nga Facebook, Google dhe Twitter të bëjnë më shumë kundër lajmeve të rreme

HIBRID

Dy vjet pasi ranë dakord për një kod të vetë-rregullues të praktikës për të trajtuar dezinformimin, Facebook, Google, Twitter dhe rivalë të tjerë të teknologjisë duhet të përpiqen më shumë për të qenë më efektiv në këtë aspekt.

Këto kërkesa e ka ngritur edhe Komisioni Evropian (KE) në fillim të këtij muaji, në drejtim të gjigantëve të teknologjisë (Big Tech).

Arsyeja kryesore që ka nxitur KE-në për të ngritur këtë çështje është prezenca e madhe e lajmeve të rreme (fake news) që ndërlidhen me COVID-19, në rrjetet sociale. Për këtë arsye KE ka kërkuar nga rrjetet sociale të reagojnë në mënyrë më proaktive në luftimin e këtij fenomeni.

Nënkryetarja e komisionit për vlerat dhe transparencën, Vera Jourova, bëri thirrje për më shumë veprime për t’iu kundërvënë rreziqeve të reja.

“Ndërsa ne gjithashtu jemi dëshmitarë të kërcënimeve, koha është pjekur për të shkuar më tej dhe për të propozuar masa të reja sigurie. Platformat duhet të bëhen më të përgjegjshme dhe transparente. Ato duhet të hapen dhe të sigurojnë një qasje më të mirë të të dhënave”, tha ndër të tjera Jourova, transmeton euractive.com.

Jourova aktualisht po punon për një Plan Veprimi të Demokracisë Evropiane për ta bërë demokracinë më rezistente ndaj kërcënimeve dixhitale.

Komisioni është vendosur, që deri në fund të vitit, të propozojë rregulla të reja të quajtur Akti i Shërbimeve Dixhitale, përmes së cilave synohet rritja e përgjegjësisë dhe etikës në përmbajtjen e këtyre platformave.

(Raport i euractiv.com)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere