[email protected]
Si përhapen dhe identifikohen lajmet e rreme?
shape
shape
shape

Kundërshtimi ndaj vaksinimit është po aq i vjetër sa edhe vetë vaksinimi. Edhe pse vaksinat shpëtojnë pesë jetë çdo minutë, edhe pse 85 për qind e fëmijëve në mbarë botën vaksinohen kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së keqe, disa njerëz po i rezistojnë ende vaksinave që shpëtojnë jetë. Një sërë faktorësh kontribuojnë në kundërshtimin e vaksinave si frika nga gjilpërat ose efektet anësore deri te teoritë e konspirative që përfshijnë qeveritë ose industrinë farmaceutike.

Edhe pse aktivistët kundër vaksinimit nuk kanë mbizotëruar kurrë, kur gjejnë një terren të përkohshëm në një shoqëri, ata proklamojnë teori të cilat ndikojnë që normat e vaksinimit të ulen dhe sëmundjet e parandalueshme rriten.

Pandemia e COVID-19 ilustron gjithçka që dimë për vaksinat dhe kundërshtimin ndaj vaksinave. Zhvillimi i vaksinave të sigurta COVID-19 na ka siguruar mjetet për të luftuar pandeminë, dhe me 6.5 miliardë doza të administruara, dhe me një numër prej 22 milionë doza të administruara në ditë, ka bërë që të shihet dritë në fund të një tuneli të errët .

Në anën tjetër, pandemia jo vetëm që shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve, por gjithashtu krijoi një trashëgimi toksike të keqinformimit dhe teorive konspirative që ka mobilizuar kundërshtimin ndaj vaksinimeve. Kjo nuk është befasuese bazuar në atë që dimë për sjelljen njerëzore. Kur njerëzit vuajnë nga një humbje e kontrollit mbi jetën e tyre ose ndihen të kërcënuar, ata bëhen më të prekshëm ndaj komploteve të besimit.

Megjithëse ky kundërshtim nuk i ka penguar shumë vende të arrijnë nivel të lartë të vaksinimit – për shembull në Spanjë, gati 80 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, me Italinë dhe Francën jo shumë prapa – nuk mund të injorohet sepse aktivistët kundër vaksinimit janë gjithnjë e më shumë. duke iu drejtuar kanosjes dhe kërcënimeve me dhunë ndaj personelit shëndetësor. Në Mbretërinë e Bashkuar, policia tani po mbron disa stacione të lëvizshme vaksinimi dhe në Gjermani, pas rastit kur një burrë sulmoi punonjësit e kujdesit shëndetësor, sepse ata refuzuan t’i lëshonin një certifikatë vaksinimi pa u vaksinuar fare.

Në Shtetet e Bashkuara, qëndrimet ndaj vaksinimeve janë bërë aq të politizuara, me disa liderë republikanë që shprehën kundërshtimin ndaj vaksinave, saqë tani ka një hendek të konsiderueshëm në përvetësim midis shteteve në varësi të mënyrës se si votojnë. Shtetet që anojnë nga demokratët kanë nivel të lartë të vaksinimit, me Masaçusets dhe Vermontin që arrijnë në 78 për qind, ndërsa ato që priren nga republikanët mbeten prapa, me Virxhinian Perëndimore që ende mbetët në vetëm 48 për qind. Supozohet se ky fenomen vjen pasi që dyshohet se aktivistët amerikanë kundër vaksinimit kanë bashkuar forcat me të djathtën ekstreme dhe teoricienët e tjerë të konspiracionit.

Por çfarë mund të bëjnë komunikuesit dhe politikanët për t’u përgjigjur kësaj dukurie kur dihet rreziku i dukshëm për shëndetin publik që vije si rezultat i lëvizjeve kundër vaksinimit?

Së pari, lidershipi ka rëndësi. Kur vendosin për një çështje komplekse si vaksinimi, njerëzit në përgjithësi mbështeten në këshillat e opinionistëve të besuar, të cilët mund të jenë ekspertë, personalitete të medias ose politikanë. Megjithatë, kur çështjet polarizohen politikisht, pyetja se kujt t’i besohet mund të bëhet çështje partiake dhe jo ekspertize. Në fakt, dëshmitë tregojnë se gatishmëria për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në mesin e republikanëve ndryshon në funksion të atyre që rekomandojnë vaksinimin-Donald Trump ose Joe Biden. Kështu, është thelbësore që drejtuesit e opinionit të kuptojnë efektin e tyre në vendimmarrjen për shëndetin e individëve dhe ta vënë shëndetin publik përpara ndarjes partiake. Prandaj është e rëndësishme që disa republikanë të flasin në favor të vaksinimit.

Megjithatë, edhe kur udhëheqësit lëshojnë mesazhe të qarta, disa individë do të vazhdojnë të vënë në dyshim publikisht efektivitetin dhe sigurinë e vaksinimeve, pothuajse në mënyrë të pashmangshme duke përhapur informacione që janë plotësisht të rreme ose shumë mashtruese. Mesazhet e këtyre mohuesve të shkencës bëjnë dëmin më të madh kur nuk korrigjohen.

Për fat të mirë, hulumtimi tregon se efekti i mesazheve të mohuesve të shkencës mund të zbutet duke ofruar korrigjime të bazuara në fakte ose duke demaskuar të metat logjike. Manuali i fundit i luftimin e lajmeve të rreme ofron këshilla praktike për praktikuesit se si të jenë në gjendje ta bëjnë këtë dhe të shkruajnë korrigjime premtuese.

(Opinion i Stephan Lewandowsky dhe Philipp Schmid për Aljazeera)

Share With Others