Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Shembulli i Estonisë në luftimin e propagandës ruse

HIBRID

Nga Paul Goble, për Window on Eurasia

Duke pasur parasysh ndikimin e luftërave të informacionit të Rusisë kundër vendeve si Estonia dhe Bjellorusia, thotë Raul Rebane, është për të ardhur keq që nuk ka një universitet të vetëm në Evropë me një program të nivelit të doktoratës në këtë fushë. Vendosja e programeve të tilla duhet të jetë prioritet, thotë eksperti estonez i informacionit.

Rebane, i cili punoi për 20 vjet në televizionin Estonez, nga fundi i periudhës Sovjetike deri në kohën kur vendi i tij e kishte stabilizuar pavarësinë, ofron disa njohuri të rëndësishme për mënyrën se si Estonezët i kanë rezistuar lëvizjeve të Rusisë në këtë fushë dhe se si të tjerët mund të përfitojnë nga përvoja e tyre.

Rusia rregullisht përfshihet në sulme dezinformuese ndaj Estonisë, por ky shtet nuk përgjigjet duke sulmuar Rusinë. Në vend të kësaj, “karta” e saj kryesore përbëhet nga “qytetari krenar” i saj. Nëse një qytetar është krenar për vendin e tij, kulturën e tij etj., ”Atëherë nuk ka rëndësi se çfarë thotë televizioni i Moskës. Ai individ nuk do ta besojë atë dhe sulmi i Moskës do të dështojë”.

Luftërat e informacionit në shkallën e parë, Rebane thotë, “janë dërgimi i qëllimshëm i mesazheve një kundërshtari që ai duhet të flakë mburojën e tij. Nga çfarë përbëhet kjo mburojë? Vlerat e përbashkëta të kombit dhe të shtetit”. Në Estoni, ai mekanizëm mbrojtës funksionon “mjaft mirë”.

Jo vetëm Estonezët janë skeptikë për atë që u thuhet, dhe nuk është vetëm se media Estoneze ofron lajme të sakta që bien ndesh me pretendimet ruse, vazhdon ai. Mediat e këtij shteti ofrojnë edhe forma tjera për të mposhtur dezinformatën ruse siç është rasi me televizionin estonez që ofron programe argëtuese të cilat shërbejnë si “një nga mjetet më të forta mbrojtëse dhe sulmuese të luftës së informacionit”.

“Estonia e Vogël bën diku rreth 20 seriale televizive në vit në gjuhën e kombëtare”, thotë Rebane. Kjo është jashtëzakonisht e shtrenjtë “por shumë e rëndësishme”. Ai përforcon mënyrën se si njerëzit e shohin veten dhe kombin e tyre dhe bëhet burimi i krenarisë dhe dinjitetit që i mban ata të mos bien viktima të joshjeve të ndryshme të luftës së informacionit.

Në luftërat e informacionit, mediat sociale mund të ndihmojnë në shkatërrimin regjimeve autoritare. Ajo që është e nevojshme “gjithmonë” është mendimi kritik, qasja në disa media të pavarura dhe vëmendja nga të tjerët. Të gjitha këto kanë luajtur një rol kryesor në suksesin e Estonisë.

“Estonia ishte e vetmja republikë ku në pjesën veriore të vendit mund të shikohej televizioni finlandez” në kohën e okupimit Sovjetik. “Ne jetuam në mes të tre hapësirave të informacionit: televizionit tonë Estonez, TV Sovjetik të Moskës dhe televizionit finlandez demokratik”. Ndikimi i këtyre të fundit ishte veçanërisht i rëndësishëm.

“Televizioni finlandez ndikoi në mentalitetin e estoneze, duke qenë se gjuha e dy popujve është pothuajse tërësisht e ngjashme”, thotë Rebane; “Dhe për këtë arsye ne morëm një avantazh krahasuar me të gjitha vendet e tjera” të dala nga shpërbërja e BRSS-së. “Ne ishim në gjendje të mendonim në mënyrë demokratike” që nga fillimi, diçka që shumica e të tjerëve nuk ishin në gjendje ta bënin.

Bjellorusia ka nevojë për media nga jashtë për të udhëhequr mediat e veta nën drejtimet e Minskut dhe Moskës dhe për të ndihmuar në promovimin e mendimit kritik dhe demokratik në mesin e popullatës së saj. Nëse media të tilla demokratike për Bjellorusët shfaqen jashtë vendit, shumë gazetarë që tani punojnë për shtetin do të ndryshojnë anën, ashtu si ata të shteteve Baltike, në periudhën e fund viteve të 1980.

Por është gjithashtu shumë e rëndësishme që njerëzit jashtë vendit të përqendrohen në Bjellorusi. Diaspora Baltike e bënë atë për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë gjatë okupimit. Mërgata bjelloruse dhe simpatizantët e vendit duhet të bëjnë të njëjtën gjë tani.

Siç e tha romancieri finlandez Sofi Oksanen shumë vite më parë, “nëse njerëzit nuk dinë për ekzistencën tuaj, ata nuk do të vërejnë që ju po zhdukeni”. Për fat të mirë, sot, bota po shikon Bjellorusinë dhe ata nuk e shohin më diktatorin atje si një “gjysh” të vjetër të mirë për njerëzit e tij.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere