[email protected]
Biden nuk ka thënë se do t’i korrigjojë politikat mashtruese ndaj Kosovës
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka deklaruar se do i korrigjojë politikat mashtruese ndaj Kosovës që u shkaktoi Bashkimi Europian.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë. Pra Biden nuk ka thënë siç pretendohet në titull.

Në përmbajtje gjendet një opinion i profesorit të Universitetit të Baltimores, Ivan Sascha Sheehan, i cili kishte kërkuar nga presidenti Biden që të angazhohet për të korrigjuar një politikë mashtruese të së kaluarës, duke shtuar se politika e BE-së po punon në mënyrë aktive kundër interesave amerikane (dhe kosovare).

“Ndërsa Amerika garantoi sigurinë e Kosovës, Europa po përpiqej të ishte e drejtë dhe të ndërtonte një vend të së drejtës. Tani, përkundër financimit të të dyve, politika e BE-së po punon në mënyrë aktive kundër interesave amerikane (dhe kosovare). Biden duhet të angazhohet përsëri për të korrigjuar një politikë mashtruese të së kaluarës”, shkroi Sheehan.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

Miku i shqiptarëve Biden: Do ti korigjoj politikat mashtruese ndaj Kosovës që u shkaktoi Bashkimi Europian!

Për më shumë se një dekadë, Shtetet e Bashkuara kanë transformuar politikën e saj të zhvillimit në Bashkimin Europian.Ndërsa Amerika garantoi sigurinë e Kosovës, Europa po përpiqej të ishte e drejtë dhe të ndërtonte një vend të së drejtës.

Tani, përkundër financimit të të dyve, politika e BE-së po punon në mënyrë aktive kundër interesave amerikane (dhe kosovare).

Biden duhet të angazhohet përsëri për të korrigjuar një politikë mashtruese të së kaluarës.


Vegëza e artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/13504?fbclid=IwAR2yihG-Jyf-uV4Xp5Hemfe2qGkSSfsrh3twZWKJ6v50Kvx5Yj2CenZ6zxo
https://banglarreporter.com/archives/13504?fbclid=IwAR2yihG-Jyf-uV4Xp5Hemfe2qGkSSfsrh3twZWKJ6v50Kvx5Yj2CenZ6zxo

Artikulli me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimeve përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur opinionin e profesorit Sheehan, të përkthyer në gjuhën shqipe nga portali “Indeksonline.net”, i cili është publikuar më 6 mars 2021. (shih këtu)


Ndërsa artikullin autentik me opinionin e Sheehan të publikuar nga mediumi amerikan “Newsweek.com” mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” e ka publikuar një opinion të profesorit nga universiteti i Baltimores, Ivan Sascha Sheehan, i cili kishte kërkuar nga presidenti i SHBA-së Joe Biden, që të angazhohet për të korrigjuar një politikë mashtruese të së kaluarës, duke shtuar se politika e BE-së po punon në mënyrë aktive kundër interesave amerikane (dhe kosovare).

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vendosur titull të sajuar me pretendimin se Biden ka deklaruar që do i korrigjon politikat mashtruese ndaj Kosovës që u shkaktoi Bashkimi Europian.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others