Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportim i pasaktë se Besarta Jashari do të jetë kandidate për deputete nga radhët e VV-së

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është raportuar se Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jasharit, do të jetë në garë për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Artikulli është publikuar nga mediumi në gjuhën shqipe “klankosova.tv” më 11 dhjetor me titull: “EKSKLUZIVE: Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete”.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Besarta Jashari s’do të jetë kandidate për deputete, as nga radhët e Vetëvendosjes e as te ndonjë parti tjetër, për garën e 9 shkurtit. Artikulli i “klankosova.tv” u demantua nga vetë familja Jashari dhe Lëvizja Vetëvendosje. E më pas, emri i Jasharit nuk u shfaq as në listën e kandidatëve, të publikuar nga Vetëvendosje.

“Vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, do të jetë në garë për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu mëson ekskluzivisht Klankosova.tv brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku Jashari do të jetë e katërta në listë. Lëvizja Vetëvendosje akoma nuk e ka bërë zyrtare listën e plotë të 110 kandidatëve për deputetë”, thuhet në përmbajtjen e artikullit të “klankosova.tv”, që mban orën 22:44, më 11 dhjetor.

Artikulli u mohua nga Arlind Manxhuka, sekretar për media dhe komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, në orën 23:21.

“Lajmi per Besarta Jasharin eshte i pavertete. Ai lajm eshte be me qellim te krijoje pritshmeri te publiku dhe pastaj te tentoje ta deshproje ate. Klanks, me certifikate nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ndërsa në orën 23:33, Bekim Jashari, vëllai i Besartës, njoftoi se ajo s’do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas këtij publikimi, “klankosova.tv” ka publikuar edhe një artikull me titull “Besarta Jashari nuk aderon në VV, familja e mohon kandidimin e saj” në të cilin ka thënë se “informacionin se Besarta Jashari do të jetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Klan Kosova e mori nga burime brenda këtij subjekti politik të cilët deri në orët e fundit të datës 11 dhjetor ishin duke finalizuar listën e plotë”.

Ndërsa në orën 00:05 të së enjtes (12 dhjetor), Lëvizja Vetëvendosje e publikoi në Facebook listën me 110 emrat kandidatë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në të nuk figuron emri i Besarta Jasharit.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Më 9 shkurt do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.


Analiza:

Artikulli i “klankosova.tv” më 11 dhjetor se Besarta Jashari do të jetë kandidate për deputete në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është i pasaktë.

Raportimi fillimisht u mohua nga zyrtarë të LVV-së e më pas nga familja Jashari. Më vonë me publikimin e listave të kandidatëve, emri i Jasharit nuk u shfaq te Vetëvendosje.

Prandaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info raportimin e “klankosova.tv” se Besarta Jashari do të jetë kandidate e Vetëvendosjes për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit e konsideron “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere