Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Memli Krasniqi është arrestuar nga Policia është i rremë

HIBRID

Një artikull me pretendim të rremë se është arrestuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newstoday74.com”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 20 maj të këtij viti, kur Krasniqi Krasniqi ishte përplasur verbalisht me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës. Krejt kjo kishte ndodhur pasi atij ia dënuan shoferin, i cili kishte kaluar semaforin në të kuqen.

Pra, nuk është e vërtetë se Krasniqi është arrestuar për këtë rast nga Policia e Kosovës, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/09/11/skandaioze-arrestohet-memii-krasniqi-pas-kercenlmlt-qe-i-beri-poiicise-kosoves/?fbclid=IwAR2e6q6ArxA01f6gkcMr_9OxGcffCJqdvgaqGyKnMcTRXgTVkt7eN9QZQiA

Ky artikull me titull të rremë i publikuar nga “newstoday74.com” është postuar edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Specialja” dhe “Në Kohë”.

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/373279774436443

https://www.facebook.com/nekohe/posts/212528130908421


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “insajderi.org”.

https://insajderi.org/denojne-shoferin-e-tij-deputeti-memli-krasniqi-iu-versulet-policeve/


Analiza:

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Hibrid.info pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere