Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fundit nga Haga”

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Një deklaratë e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm në Facebook si lajm i fundit për shpalljen e tij të pafajshëm.

Facebook nga faqja “Prishtina City” ka publikuar një përmbajtje me mbishkrimin  “Lajmi i fundit nga Haga, Hashim Thaçi është i pafajshëm”, është publikuar një vegëz (link) që dërgon te një artikull me titullin “Hashim Thaçi është i pafajshëm” nga ueb-faqja “cookfixes.com”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Përmbajtja në Facebook e paraqet deklaratën “Hashim Thaçi është i pafajshëm” si një zhvillim të ri nga Haga, duke krijuar përshtypjen se ish-presidenti është shpallur i pafajshëm nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se bëhet fjalë për një deklaratë të bërë nga avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, gjatë paraqitjes së deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes, më 11 shkurt 2026 (shih këtu).


Në fjalën e tij para trupit gjykues, Mishetiq kishte deklaruar se Thaçi duhet të konsiderohet i pafajshëm në bazë të parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Më lejoni të fillojë duke thënë se Hashim Thaçi është i pafajshëm”, kishte deklaruar Mishetiq, duke sqaruar më pas se kjo lidhet me parimin se të akuzuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të gjykatës.

Pra, deklarata nuk përbën një vendim të Dhomave të Specializuara të Kosovës për pafajësinë e Hashim Thaçit. Ajo është pjesë e argumentimit të mbrojtjes gjatë deklaratave përmbyllëse dhe është bërë disa muaj para publikimit të përmbajtjes së verifikuar.


Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (shih këtu).


Transparenca e faqes “Prishtina City” në Facebook

Faqja “Prishtina City” në platformën Facebook ka mbi 408 mijë ndjekës. Sipas të dhënave të transparencës, faqja është krijuar më 2 shtator 2017, menaxhohet nga Kosova, Gjermania dhe Shqipëria, si dhe ka tetë administratorë. Historiku i faqes tregon se ajo ka ndryshuar emrin dy herë që nga krijimi i saj (shih fotografinë më poshtë).


Analiza

Përmes një përmbajtje në Facebook pretendohet se “Hashim Thaçi është i pafajshëm” dhe se ky është “lajmi i fundit nga Haga”, duke krijuar përshtypjen se ish-presidenti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata në Hagë.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve u vërtetua se kjo ishte një deklaratë e vjetër e avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, bërë më 11 shkurt 2026.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere