[email protected]
Deklarata e Abazit u nxor nga konteksti
shape
shape
shape

Disa media online kanë publikuar artikuj me pretendimin se gjoja kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se partia e tij është e hapur për koalicion me LDK-në të udhëhequr nga Vjosa Osmani.

Pas kontrollit nga hibrid.info përmes makinës së kërkimit “Google” dyshohet se mediumi i parë që publikuar artikullin me një pretendim të tillë, ishte “gazetaexpress.com”. Por, me një ngritje të dilemës për një pretendim të njëjtë (Koalicion VV-LDK me në krye Vjosa Osmanin), por me titull më ndryshe “Koalicioni? Haki Abazi: Të hapur nëse LDK vendos në krye Vjosa Osmanin”, është bërë edhe nga vetë mediumi për të cilën Abazi kishte dhënë intervistë (EuroNews Albania).

“Gazetaexpress.com” shihet se të njëjtin artikull e ka fshirë, ndonëse gjurmët e publikimit kanë mbetur në Google. Krejt kjo ndodhi kur vetë Abazi përmes profilit të tij zyrtar në Facebook demantoi pretendimin e paraqitur përmes këtij artikulli.


Edhe pse “gazetaexpress.com” e ka fshirë këtë artikull, një gjë të tillë nuk e kanë bërë edhe portalet tjera, të cilat siç duket e kanë shpërndarë artikullin me titull të njëjtë dhe vazhdojnë ta mbajnë në ueb-faqe.

https://ekonomiaonline.com/politike/haki-abazi-jemi-te-hapur-per-koalicion-me-ldk-ne-vetem-nese-kthehet-vjosa-osmani-ne-krye/
https://lajme.mk/abazi-vv-e-hapur-per-koalicion-me-ldk-ne-vetem-nese-kthehet-vjosa-osmani-ne-krye/

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Balkan Talks” në televizionin EuroNews Albania, Abazi ka thënë se LDK duhet të reformohet me në krye ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanin në mënyrë që, sipas tij, të mbetet në skenën politike, pas humbjes së pësuar në zgjedhjet e fundit. Mirëpo kjo ide e Abazit, bazuar në deklaratën e tij, është shkëputur nga konteksti përmes titujve të mediave të kontrolluara, të cilat pretendojnë ta paraqesin atë si skenar të tijin për koalicion me LDK-në.


Për këtë arsye, Abazi ka demantuar artikullin e “Gazetexpress.com”, e cila në titull bën pretendim se Abazi ka thënë se VV është e hapur për koalicion me LDK-në, vetëm nëse kthehet Vjosa Osmani në krye.

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157738802495718

Por siç duket, Abazi nuk ka arritur ta shoh edhe artikullin e publikuar nga vetë mediumi nga i cili u intervistua me titull që pothuajse bënë të njëjtin pretendim me artikullin e express-it.

https://euronews.al/al/balkan-talks/2021/02/16/koalicioni-haki-abazi-te-hapur-nese-ldk-vendos-ne-krye-vjosa-osmanin


Analiza:

Pas kontrollit të fakteve përmes makinës së kërkimit “Google” del që “Gazetaexpress.com” dhe “euronews.al” ishin të parat që publikuan artikujt me këtë pretendim, edhe pse nuk është e qartë krejtësisht, meqenëse “Gazetaexpress” e kanë fshirë atë duke e vështirësuar hulumtimin dhe kontrollin e kohës së publikimit.

Duke qenë se te dy versionet si nga “Gazetaexpress.com” ashti edhe nga “euronews.al” nuk e paraqesin kontekstin real të pohimit të Abazit në intervistën e bërë në emisionin “Balkan talks”, hibrid.info e vlerëson ato si “dezinformatë” dhe “demant” bazuar në demantin e bërë nga vetë Abazi.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Demantimi – Vlerësimi “Demantim” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve. Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Share With Others