Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e… Të fundit | Rishikimi i javës: Keqinterpretimi i deklaratës së Lutfi Hazirit për koalic… Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë…
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e vjetër e Bashës publikohet pa kontekst në fillim të vitit të ri shkollor

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi ku shihet Dimal Basha, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mbishkrimin që paraqet deklaratën e tij: “Nuk e kam pas fokusin te shkolla”.

Fotografia është postuar të hënën (1 shtator) në faqen e portalit “Periskopi.com” në Facebook dhe ka përshkrimin “Urime 1 shtatori!”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Megjithëse në koment është vendosur videoja me deklaratën e plotë të kryetarit Basha, këtij publikimi i mungon sqarimi për kohën kur ajo është dhënë.


Hibrid.info ka gjetur se fotografia me deklaratën e Bashës si mbishkrim, është shkëputur nga fjalimi i parë i tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës (shih këtu).

Ndërsa, videoja e deklaratës së plotë të Bashës, është shkëputur nga një intervistë e tij në emisionin “Podcast me Shkelzen Dakaj”. Në kanalin zyrtar të mediumit “Gazeta Infokus” në Youtube, rezulton se videoja është publikuar aty më 19 janar 2024 (shih këtu). Deklarata e cila është paraqitur në fotografinë e publikuar nga mediumi në fjalë, në video mund të gjendet në minutën 41:06.

Kjo nënkupton se kjo deklaratë e Bashës është bërë më herët, por se në publikimin e mediumit “Periskopi” nuk bëhet e ditur një gjë e tillë.

Hibrid.info gjeti se kryetari Basha gjatë ditës ka uruar 1 shtatorin, fillimin e vitit të ri shkollor, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook (shih këtu).

Analiza:

Deklarata e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha: “Nuk e kam pas fokusin te shkolla”, është deklaratë e bërë në fillim të vitit të kaluar, përkatësisht më 19 janar 2024.

Në publikimin e portalit “Periskopi”, ku paraqitet kjo deklaratë, nuk bëhet e ditur koha se kur është thënë ajo.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson deklaratën si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere