Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e… Të fundit | Rishikimi i javës: Keqinterpretimi i deklaratës së Lutfi Hazirit për koalic… Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë…
[ ARTIKULLI ]

Llogoja e aplikacionit në serialin “The Simpsons” paraqet Safari-n e jo logon e re të Twitter-it

HIBRID

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (30 korrik) artikull në të cilin pretendohet se seriali i animuar “The Simpsons” parashikuan ndryshimin e logos së Twitter.

Pretendimi është bazuar nga një fotografi e marrë në njërin prej episodeve të këtij seriali, në të cilën shfaqet një telefon me aplikacionin poshtë për të cilin pretendohet se ngjan me logon e re të Twitter.

Por që pas verifikimit është vërtetuar se pretendimi nuk qëndron.


Vegëzat e artikullit të publikuar në “Gazeta Shqip”, “Gazeta Tema” dhe “Dosja.al”:

https://www.gazeta-shqip.com/lifestyle/video-the-simpsons-godet-serish-parashikuan-qe-elon-musk-do-te-ndrysho-i1226073

https://www.gazetatema.net/lifestyle/video-simpsonet-e-bene-serish-parashikuan-qe-elon-musk-do-te-ndryshont-i400593

https://dosja.al/art-argetim/simpsonet-e-bene-serish-parashikuan-qe-elon-musk-do-te-ndryshonte-lo-i317972


Përderisa pretendimi i verifikuar më herët në lidhje me parashikimin e The Simpson për logon e Twitter, bazohej në një fotografi të montuar (shih këtu), pretendimi i ngritur nga mediat në gjuhën shqipe tregon për ngjashmërinë e supozuar të logos së aplikacionit të shfaqur në fotografi me atë të Twitter.

Në të tre artikujt, ngjashmëria e pretenduar e logove, ka si burim fansat e këtij seriali.


Hibrid.info pas hulumtimit ka verifikuar dhe ka gjetur një fotografi në të cilën tregohet për ngjashmërinë e logos së paraqitur në “The Simpsons” dhe asaj për të cilën pretendohet se është logoja e re e Twitter. Megjithatë, logo e paraqitur në imazh rezulton të jetë e makinës së kërkimit “Safari”, që gjenë zbatim në sistemin operativ iOS të pajisjeve iPhone të kompanisë Apple.

Në kërkimin e bërë nga hibrid.info, rezulton se ikonat e këtyre aplikacioneve me renditje të njëjtë sikurse në imazhin e “The Simpsons”, janë gjetur në “interface”-in (ballinën) e gjeneratës së parë, modelit 2G të pajisjeve iPhone. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë, hibrid.info ka gjetur artikull nga kontrollues tjerë ndërkombëtarë të fakteve, të cilët potencojnë ngjashmërinë logos në fjalë me atë të logos së vjetër të “Safari” (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Një artikull është publikuar nga disa media në gjuhën shqipe, në të cilin pretendohet ndryshimi i logos së Twitter në X, është parashikuar nga një episod i mëhershëm i “The Simpsons”.

Pretendohet për ngjashmërinë me logon e re të Twitter, të një logoje të një aplikacioni në një telefon të shfaqur në njërin nga episodet e këtij seriali.

Por që pas verifikimit është vërtetuar se logoja në fakt ka ngjashmëri me logon e vjetër të aplikacionit “Safari”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i ka vlerësuar këto faqe si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere