[email protected]
Novosti publikon një pretendim të pabazë të Vuçiqit se prapa vendimit për targa “fshihet plani për dëbimin e serbëve”
shape
shape
shape

E përditshmja serbe “Novosti” ka publikuar sot (27 tetor) një artikull me titull “ÇFARË fshihet PAS PLANIT SHQIPTAR ME TARGA,  Vuçiq: Nuk do të lejojmë vrasjen dhe persekutimin e serbëve”.

Përmbajtja e artikullit është e bazuar në deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të bëra në një fjalim para publikut, pas takimit me disa përfaqësues politikë serbë nga Kosova në një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në titullin e Novosti-t ngritët dilema për ekzistimin e një plani, të cilën pretendojnë ta qartësojnë përmes deklaratës së presidentit serb.

Në paraqitjen e tij, Vuçiq bëri një pretendim të pabazë se “pas planit të regjistrimit të automjeteve me targa RKS… fshihet përpjekja për dëbimin dhe moslejimin e kthimit të serbëve Kosovë”.

Këtë deklaratë të Vuçiq e kanë publikuar të plotë disa media serbe, ndër to edhe e përditshmja “Novosti”, duke mos e konfirmuar pretendimin.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Novosti”:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1167144/sta-krije-iza-albanskog-plana-tablicama-vucic-ubijanje-progon-srba-necemo-dozvoliti

Pjesë të artikullit të publikuar në “Novosti”:

PRESIDENTI i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një fjalim para publikut pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova e Metohija dhe një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, zbuloi se çfarë fshihet pas planit të riregjistrimit të automjeteve dhe deklaroi se Serbia do të të mos lejojë përndjekjen dhe vrasjen e njerëzve të saj nga Kosova e Metohia.

Pjesë e deklaratës së Vuçiqit, e publikuar në përmbajtjen e artikullit të “Novosti”:

Plani i tyre është si vijon: që tabelat KM të largohen nga territori i Kosovës dhe Metohisë në territorin e Serbisë, e më pas të mos lejohet kthimi në territorin siç e quajnë “shteti i pavarur i Kosovës”. Prandaj, ata nuk duhet të lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës me ato targa. Ata thjesht nuk e kuptonin se çfarë po prodhonin. Unë mendoj se ata mendojnë se është një vendim i lehtë dhe se bota nuk do t’i fajësojë ata. Nuk e di se çfarë do të bëjë bota kundër tyre, por sigurisht që do të hasin në rezistencën demokratike të popullatës dhe Serbia nuk do të lejojë persekutimin dhe vrasjen e popullatës serbe.


Pretendimi i presidentit serb Vuçiq, i publikuar në “Novosti” se me planin  e regjistrimit të targave në RKS po synohet vrasja dhe persekutimi i serbëve është i pabazuar.

Vuçiq nuk paraqet asnjë fakt që e dëshmon pretendimin e tij, përpos që thirret në vendimin e Qeverisë së Kosovës për afatin e fundit të regjistrimit të automjeteve me targa RKS.


Në bazë të deklaratave të udhëheqësve politikë e institucionalë të Kosovës të bëra që nga koha e aktualizimit të kësaj teme, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë asnjë tregues që dëshmon ekzistimin e ndonjë plani për dëbim të serbëve.

Në fakt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklaratën e tij të fundit për këtë temë, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të komunitetit serb që të shfrytëzojnë periudhën deri më 1 nëntor për të riregjistruar automjetet e tyre, duke kërkuar zbatimin e saj, por ka bërë ndonjë kërcënim, që do të krijonte përshtypje kërcënuese.

“Ne vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, ka thënë Kurti. (këtu)

Kjo thirrje e Kurtit  dje në mediumet serbe është interpretuar në mënyrë tendencioze se Kurti po kërkon luftë, e që u mbështet sot me deklaratat presidentit serb Vuçiq. (këtu)


Sipas plani i regjistrimit të automjeteve me targa në RKS, kufizohet lëvizje e automjeteve me targa të lëshuara nga shteti serb. Sipas ligjit për siguri në komunikacionin rrugor Policia ka të drejtë të largojë nga trafiku automjetin i cili nuk është i regjistruar apo që nuk ka targa të caktuara të regjistrimit. (këtu, këtu)


Analiza:

Gazeta serbe “Novosti” ka publikuar sot një artikull me pretendimin e pabazuar të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se “pas planit i regjistrimit të automjeteve me targa RKS fshihet dëbimi i serbëve nga Kosova”.

Vuçiq, pretendimin e tij nuk e bazon në ndonjë fakt konkret, edhe pse deklarata e Prishtinës zyrtare nuk përmbajnë në vete pretendimet e presidentit serb.

Për më tepër, plani i regjistrimit përfshin kufizimin e lëvizjeve të automjeteve me regjistrime të lëshuar nga Serbia dhe parasheh që, sipas ligjit siguri në komunikacion, Policia ka të drejtë t’i largojë këto automjete.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës, vlerëson së pretendimet e bëra nuk qëndrojnë dhe vlerësohen si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others