Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Sipas Prokurorisë, vlera e kokainës së konfiskuar nuk vlerësohet të jetë miliardëshe

HIBRID

Artikulli me titull “U kapën miliarda euro kokainë në Kosovë, vjen deklarimi i ambasadës amerikane në Prishtinë” është publikuar nga portali “veriu.info”.

Hibrid.info përmes verifikimit të fakteve ka vërejtur se titulli i këtij artikullit është i shkruar gabim, pasi nuk bëhet fjalë për miliarda euro, por për vlerë milionëshë të kokainës të konfiskuar në Lipjan.

Për këtë ngjarje ka folur edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, i cili ka njoftuar se vlera e kokainës së konfiskuar kap shifrën rreth 20 milionë euro.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin “veriu.info”:

Katërqind kilogramë kokainë u kapën në një konteiner me mish që vinte nga Brazili. Ndërkohë kokaina ishte futur në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për tu kamofluar.

Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media bëri të ditur se vlera e kokainës së konfiskuar kap shifrën rreth 20 milionë euro.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë”, ka deklaruar Lumezi.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “veriu.info”:

https://veriu.info/u-kapen-miliarda-euro-kokaine-ne-kosove-vjen-deklarimi-i-ambasades-amerikane-ne-prishtine/?fbclid=IwAR3A-65EsBpKxtqJnxk0L7M4jNtOVk3RlwhqDHWHNLTJ6YRIE-Yj48SC5Fg

Analiza:

Ky artikull i publikuar nga portali “veriu.info”, përmban titull të gabuar, që nuk përputhen me deklaratën e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, e cila është parafrazuar dhe cituar në përmbajtje.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli i artikullit është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Ky artikull vlerësohet si “Gabim”.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere