Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Deklarata që iu atribuua kancelarit Merzit është e Rron Gjinovcit

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

“Çka është në thelb kërkesa e Amerikës? Mos punoni në shtetformim, mos i shpërbëni strukturat ilegale. Kjo kërkesë është absurde, prandaj edhe qytetarët veç kanë me e mbështetë Kurtin edhe ma fort. Saherë që goditet kur vepron kundër Serbisë, ai veç rritet.”

Kështu po pretendohet të jetë deklaruar kancelari gjerman Friederich Merz, në një përmbajtje të publikuar të shtunën (13 shtator) në Facebook nga faqja me emrin “Specbuk”, e njohur për publikimin e  përmbajtjeve satirike (shih këtu).

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se një deklarim i tillë nuk ka ardhur nga kancelari gjerman.


Deri në momentin e trajtimit ky publikim ka marrë mbi 2 mijë pëlqime, mbi 320 shpërndarje dhe afër 160 komente në përmbajtjen e të cilave, vërehet se lexuesit mund ta marrin përmbajtjen si të vërtetë.


Hibrid.info ka hulumtuar në Facebook për të vërtetuar se nëse një pretendim i tillë është ndarë nga publikues tjerë dhe ka gjetur se kjo deklaratë është shkruar në një status të publikuar nga opinionisti Rron Gjinovci (shih këtu).

Çka do të thotë se deklarata autentike e publikuar të premten (12 shtator) është bërë nga Gjinovci.

Statusi i Rron Gjinovcit:

“Çka është në thelb kërkesa e Amerikës? – Mos punoni në shtetformim, mos i shpërbëni strukturat ilegale. – Kjo kërkesë është absurde, prandaj edhe qytetarët veç kanë me e mbështetë Kurtin edhe ma fort. Saherë që goditet kur vepron kundër Serbisë, ai veç rritet. E keni provën e kësaj që po e  them në rastin e Grenellit. I bonët krejt bashkë në qeveri e Albinin e lat jashtë, në emër të interesave strategjik dhe çka ndodhi? Ndodhi 50.2%. Njejt ndodhë edhe kësaj radhe”.

Deklarata e Gjionovcit duket se lidhet me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-së) për të pezulluar dialogun teknik me Kosovën (shih këtu).

Për të vërtetuar se Merz nuk ka bërë një deklaratë të tillë, hibrid.info ka hulumtuar edhe me anë të makinës së kërkimit “Google”.

Rezultatet nga kërkimi nuk kanë shfaqur ndonjë burim apo artikull që do të tregonte qëndrim të kancelarit gjerman sa i përket këtij vendimi të ShBA-së në raport me Kosovën (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi që kancelari gjerman Friederich Merz me anë të një deklarate ka komentuar veprimet e ShBA-së në raport me Kosovën, nuk qëndron.

Deklarata e cila i është atribuuar Merz e publikuar nga një faqe e njohur (Specbuk) për publikime satirike, është thënë nga opinionisti Rron Gjinovci.

Në publikimin e faqes satirike, në bazë të shumë komenteve vërehet se ajo është perceptuar si e vërtetë nga lexuesit.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Satirë”.

Arsyetimi:

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjet informative të cilat përdorin mjetet letrare si talljen dhe ironinë për të interpretuar zhvillimet e ndryshme që ndodhin. Kjo në vetë nuk përbën problem përderisa bëhet e ditur se përmbajtja në fjalë është satirike apo publikuesi njihet si publikues satirik. Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet se ky lloj i përmbajtjes në situata ta caktuara merret e mirëqenë pa marrë parasysh faktin se është përmbajtje satirike. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere