Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përmbajtja satirike paraqitet si e vërtetë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi pretendohet se deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar lidhur me tubimin e 18 dhjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u prezantua lista e kandidatëve për deputetë.

Në mbishkrimin e këtij postimi thuhet “Kica-Xhelili KUR E PASH TURMËN NË SALLËN 1 TETORI SONTE, ME KAPI PANIKU”. Ky postim u publikua dje (19 dhjetor) në TikTok nga llogaria “folejadardanis”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një deklaratë e tillë nuk është bërë nga Kica-Xhelili. Postimi i njëjtë është gjetur i publikuar në Facebook nga një faqe satirike “Specbuk”.


Hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “Kica-Xhelili KUR E PASH TURMËN NË SALLËN 1 TETORI SONTE, ME KAPI PANIKU”, por që kjo deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar në asnjë burim kredibil. (shih këtu)

Po ashtu, në faqen zyrtare të Kica-Xhelilit në Facebook, nuk figuron një deklaratë e tillë e dhënë nga ajo. (shih këtu)


Pas kërkimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info gjeti se ky imazh me të njëjtin mbishkrim është publikuar në Facebook nga faqja satirike “Specbuk”.


Analiza:

Përmes një postimi në TikTok pretendohet se deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se “kur e pashë turmën në sallën 1 tetori sonte, më kapi paniku”, duke iu referuar një tubimi të LVV-së gjatë prezantimit të listës së kandidatëve për deputetë.

Hibrid.info ka vërtetuar se një deklaratë e tillë nuk është bërë nga deputetja e LDK-së, por e njëjta është gjetur e publikuar nga një faqe satirike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen e publikuar në TikTok si “Satirë”.

Arsyetimi:

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjet informative të cilat përdorin mjetet letrare si talljen dhe ironinë për të interpretuar zhvillimet e ndryshme që ndodhin. Kjo në vetë nuk përbën problem përderisa bëhet e ditur se përmbajtja në fjalë është satirike apo publikuesi njihet si publikues satirik. Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet se ky lloj i përmbajtjes në situata ta caktuara merret e mirëqenë pa marrë parasysh faktin se është përmbajtje satirike. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere