Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Trump nuk e ka kërcënuar Serbinë me luftë për të parandaluar një sulm ndaj Kosovës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një video-materiali të publikuar në TikTok, pretendohet se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka thënë se “Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën, por unë e kërcënova me luftë me SHBA-në”.

Ky postim u publikua dje (29 qershor) në TikTok nga llogaria “dardaniatimes”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga llogaria në TikTok është i pasaktë.


Hibrid.info ka gjetur një video-material që përmban deklaratën e Donald Trumpit të dhënë më 28 qershor lidhur me Kosovën dhe Serbinë, e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të televizionit FOX NEWS.

Çka tha Trump?

“Serbia, siç e dini, po përgatitej për të hyrë në luftë me një grup. Nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta ndalim. Por kam një mik në Serbi, dhe më thanë: “Do të shkojmë përsëri në luftë.” Dhe nuk do të përmend që bëhej fjalë për Kosovën, por ishte Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë të madhe, dhe ne e ndalëm. Dhe e ndalëm përmes tregtisë. Ata duan të zhvillojnë marrëdhënie tregtare me Shtetet e Bashkuara. Unë u thashë: Ne nuk bëjmë tregti me palë që përfshihen në luftë”, deklaroi presidenti amerikan.


Pra, në asnjë rast Trump nuk ka përmendur se e ka kërcënuar Serbinë me luftë, siç pretendohet nga postimi i lartcekur në TikTok.


Analiza:

Një video e publikuar në TikTok nga llogaria “dardaniatimes” pretendon se Donald Trump ka thënë se e kishte kërcënuar Serbinë me luftë për të parandaluar një sulm ndaj Kosovës. Megjithatë, pas verifikimit nga Hibrid.info, rezulton se kjo deklaratë është e pasaktë.

Trump, në një deklaratë të bërë më 28 qershor, foli për përpjekjet për të ndalur një luftë mes Serbisë dhe Kosovës përmes çështjes së tregtisë, por nuk përmendi asnjë kërcënim ushtarak ndaj Serbisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere